Lidhu me ne

Kryesore

Inceneratorët? Rama për VOA: Kush ka ngjyer gishtin, do ndëshkohet!

Ministra të tjerë në rrjetë? Rama për VOA: Kush ka

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ndihet i shqetësuar nëse dalin emra ministrash të përfshirë në afera, nisur nga rasti i Lefter Kokës, apo dënimi i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

I pyetur nga Zëri i Amerikës lidhur me aferën e inceneratorëve, Rama tha se është duke u hetuar nga SPAK dhe për këtë secili mban përgjegjësi individuale.

Pse në Shqipëri disa veprime nuk parandalohen, si shpjegohet që në asnjë hallkë nuk është vënë re asnjë shkelje, por kanë kaluar gjerat me shpejtësi. Madje mendohet se është një nga aferat më të mëdhaja në Shqipëri?

Rama: Unë nuk kam si të përgjigjem për këtë mendim. Unë besoj se janë dy gjëra të ndara. Një proces që është kurorëzuar me vepra që janë në shërbim të vendit dhe komuniteteve dhe paralelisht me të veprime të dyshuara, të individëve që mbeten në suazën e përgjegjësive individuale. Për të tjerat jemi në kushtet komode kur SPAK po heton dhe i takon asaj të evidentojë faktet bazuar në hetime dhe prova. Nuk shoh asnjë shqetësimi për të vërtetën, sepse përderisa kjo po hetohet e vërteta do të dalë. Unë vazhdoj të mendoj se ato janë vepra në dobi të komuniteteve. Shkeljet do ti verifikojë Prokuroria. Është një rast fatlum ku gjithçka thuhet kalon në filtrin e një organi të specializuar.

A jeni i shqetësuar se mund të dalin ministra në këtë afere?

Rama: Nuk jam i shqetësuar nëse dalin ministra apo ish ministra, sepse për këtë e kemi bërë reformën në drejtësi. Kur unë e kam thënë që reforma bëhet për një drejtësi të drejtë dhe përgjegjësia është individuale. Nëse ka njerëz që kanë ngjyer gishtin apo dorën në një proces që është bërë për ti shërbyer vendit dhe komuniteteve për një Shqipëri më të pastër, sigurisht që ata do marrin ndëshkimin e merituar sepse e kanë bërë pas shpinës së një force qeverisëse që është për shqiptarët dhe jo për xhepat e vet.

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime6 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix7 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix7 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix7 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore7 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar8 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix1 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix1 ditë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix1 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook