Mix
Jeni shtatzane? Ja çfarë duhet të konsumoni më shumë
Nënat shtatzana duhet që patjetër një kujdes të veçantë të ushtrojnë në mënyrën se si ushqehen. Ushqimi ka një rol të rëndësishëm në shëndetin dhe në zhvillimin e fetusit.
Në kohët e sotme tashmë është e rëndësishme që përveç atyre që ne dimë në lidhje me ushqimin duhet të keni parasysh, se duhet që patjetër të lexojnë rreth përfitimeve ushqimore. Një shembull perfekt për këtë është dhe kosi.
Në përgjithësi gratë shtatzëna mund të kosumojnë vetëm kos të pasterizuar pasi produktet e bulmetit të cilat nuk janë pasterizuara mund të përmbajnë baktere të cilat mund të dëmtojnë nënën dhe fetusin, transmeton Living. Megjithëse shumica e markave që tregtojnë këto produkte, përdorin kos të pasterizuar, është shumë e rëndësishme që të lexoni etiketat e produkteve që blini.
Disa përfitime që keni nga konsumimi i kosit gjatë shtatzanisë.
Parandalon pre-eklampsinë
Në një studim të kryer nga “Khon Kaen University” në Tajlandë u zbulua se gratë shtatzëna që konsumonin një dietë të pasur me kalçium, kishim më pak mundësi për tu prekur nga pre-eklampsia, dhe duke qënë se kosi është i pasur me kalçium ai është një mënyrë e mirë për të shtuar sasinë e kalçiumit në dietën tuaj.
Kocka të forta për nënën dhe bebin
Objektivi parësor i shtatzanisë është furnizimi i bebit me lëndë ushqyese pa vënë në rrezik shëndetin e nënës. Dhe kosi, si të gjitha produktet e tjera të bulmetit përmban kalçium i cili përveçse ndihmon në zhvillimin e kockave të bebit, kujdeset edhe që kockat e nënës të jenë të forta për të përballuar peshën e shtuar gjatë shtatzanisë.
Lehtëson simptomat inflamatore
Kosi është i pasur gjithashtu edhe me probiotikë. Një nga përfitimet e konsumit të këtyre probiotikëve është aftësia e tyre për të qetësuar simptomat inflamatore. Në një studim të kryer së fundmi, konsumimi i kosit rezultoi të ishte efektiv në lehtësimin e simptomave inflamatore në 70% të rasteve.
Parandalon rezistencën ndaj insulinës
Me ndryshimet që ndodhin në trupin e gruas gjatë shtatzanisë ai ka tendencën të zhvillojë një rezistencë ndaj insulinës. Por për shkak të sasisë së lartë të probiotikëve që kosi përmban, ai bën të mundur mbajtjen e një niveli konstant të insulinës në gjak.