Lidhu me ne

Mix

Yndyra e barkut: shkaqet dhe rreziqet

Yndyra abdominale, thënë ndryshe ajo e barkut është një lloj dhjami që është i vështirë për t’u eliminuar, shkruan melarossa.it.

Mund të ketë origjinë të ndryshme, por një gjë është e sigurt, ajo nuk është vetëm një problem estetik.

Ndërkohë, është e rëndësishme të theksohet se dhjami në bark nuk është i njëjtë, pasi në fakt ekzistojnë lloje të ndryshme dhjami.

Ajo që zakonisht quhet yndyrë e barkut, në fakt identifikon të ashtuquajturën yndyrë viscerale, e cila depozitohet brenda zgavrës së barkut, e shpërndarë në organet e brendshme.

Nga ana tjetër, dhjami nënlëkuror është ai që depozitohet në sipërfaqe, sipër barkut dhe shërben për mbrojtjen e muskujve: referenca është barku klasik, pra dhjami në bark që të gjithë e luftojmë çdo ditë.

Çfarë është yndyra e barkut?

Yndyra e barkut është një grumbullim dhjamor që përqendrohet nën muskujt e barkut dhe për këtë arsye quhet edhe yndyrë e brendshme.

Është e vështirë për t’u asgjësuar dhe mund të përbëjë rrezik për shëndetin tonë.

Në fakt është një lloj i veçantë yndyre, sepse çliron adipocitokina, molekula që ndikojnë në oreksin, lirimin e insulinës, metabolizmin e lipideve.

Prania e saj e tepërt, pra, mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore si infertiliteti, diabeti i tipit 2 dhe probleme kardiovaskulare.

Yndyra e barkut: shkaqet dhe rreziqet

Çrregullimet hormonale shkaktojnë yndyrë të brendshme. Këto nuk ndodhin vetëm për shkak të faktorëve trashëgues, por edhe për shkak të një diete të gabuar ose për shkak të disa ilaçeve.

Yndyra dhjamore viscerale mund të çojë në sëmundje të ndryshme.

Rreziku është që trupi juaj të sëmuret me të ashtuquajturën sindromë metabolike, e cila identifikon një sërë faktorësh rreziku që predispozojnë për shumë sëmundje serioze, si diabeti i tipit II, infertiliteti, sëmundjet kardiovaskulare, osteoporozën dhe madje edhe tumoret.

Ndër të tjera, ekziston edhe një lidhje midis yndyrës së barkut dhe humorit, pasi shpesh prania e yndyrës viscerale shoqërohet me depresion.

MË TEPËR

Radar5 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar7 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix8 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske1 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske1 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix1 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix1 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook