Ja kush janë ushqimet më të përshtatshme për verë:
Shalqiri – Mban vendin e parë në kategorinë e frutave sepse përmban rreth 90% ujë, që është i domosdoshëm gjatë ditëve të nxehta.
Ananasi – Një tjetër frut i pasur me ujë, ndërsa renditet ndër ushqimet që djegin yndyrnat.
Çaji jeshil – Çaji i gjelbër ka mjaft cilësi pastruese, por është e këshillueshme që ta pini me stomakun bosh për të rritur efektet.
Molla – Të mahnitshme për detoksifikimin e organizmit. Mollët ndihmojnë në eliminimin e mbeturinave në trup, ndërsa parandalojnë futjen në organizëm të substancave të dëmshme të ambientit: merita i takon pektinës, substancës e cila gjendet në to.
Domatja – Nëse gjatë verës shqetësoheni për cilësinë e lëkurës suaj, në ushqyerjen tuaj të përditshme mos harroni të konsumoni ushqimet më të mira anticelulit. Veçanërisht domatet, të cilat kanë një përmbajtje të lartë uji dhe kripërash minerale. Ato favorizojnë eliminimin e toksinave.
Tërshëra – Përsa u përket drithërave, ju sugjerohet zgjedhja e tërshërës, e duhur për të pastruar organizmin.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu