Mix
E dini sa orë para gjumit duhet ta pimë kafen e fundit?
Kafja është një pijeqë secili nga ne e konsumon gjithmonë gjatë ditës mund të ndodhë, që brenda një dite secili nga ne të konsumojë një sasi të madhe kafeje.
Të gjithë kafe dashësit duhet të kenë parasysh se konsumimi i saj ka një limit në çdo rast. Por çfarë bën nëse mëngjesi të duket sikur zgjat gjatë gjithë ditës? Merr një filxhan tjetër kafe? Kur ndalon? (shumë njerëz janë vërtet viktima të kafes, madje mund të pinë ekspres edhe në orën 22.00).
E vërteta është që çdo gjë varet nga personi. Jo të gjithë vuajnë nga pagjumësia që të shkakton kafja, në ndryshim me të tjerë. Por kur mund ta ndalësh efektin kafeinë para gjumit?
Sasia e kohës që rekomandohet të shmanget kafeina nuk është një shkencë ekzakte, pasi që askush nuk reagon njëlloj me kafeinën. Në përgjithësi, është zgjedhje e mirë të mos pini ndonjë pije me kafeinë 6 orë para gjumit.