Kryesore
Denoncoi me emra ‘klientët’ e Inceneratorëve, kërcënohet Brisida Shehaj
Nënkryetarja e LSI-së, Brisida Shehaj, ka marrë mesazhe kërcënuese pas denoncimit nga ana e saj me emra konkretë të përfituesve nga afera e inceneratorëve.
Në studion e ‘Opinion’, Shehaj zbardhi emrat e klientëve që kishin përfituar nga milionat e hedhura për inceneratorët dhe përpunimin e mbetjeve. Bashkë me përfituesit, Shehaj deklaroi edhe shumën e parave që kishte marrë secili prej tyre.
Mësohet se kërcënimi ka ardhur fill pas pjesëmarrjes së saj në ‘Opinion’ dhe denoncimeve, raporton Syri.al. Nënkryetarja e LSI ka vendosur të jetë e rezervuar duke mos pranuar prononcimet. Shehaj është shprehur se gjithçka ia ka lënë në dorë drejtësisë.