Lidhu me ne

Mix

Mos neglizhoni, ja rastet kur thonjtë janë tregues shëndeti

Sinjalet që na dërgon trupi, kur diçka nuk shkon mirë, nuk duhet të lidhen domosdoshmërisht me dhimbjet. Disa shenja mund të jenë “të heshtura” e sërish të lidhen me problemet të caktuara shëndetësore. Nëse deri tani kemi shkruar rreth sëmundjeve që mund të dalloni përmes syve

Zverdhja e thonjve

“Kjo mund të ndodhë natyrshëm me moshën,” thotë Dr Anthony. “Por mund të ndodhë gjithashtu si pasojë e llakut të thonjve,akrilikut apo cigares”.Një nga shkaqet e tjera kryesore të thonjve të verdhë është infeksioni fungal. Sa më shumë të përkeqësohet infeksioni, aq më të verdhë dhe më të hollë bëhen thonjtë tuaj. Në raste më të rralla thonjtë e verdhë mund të jenë shenjë e një gjendjeje më serioze si probleme me tiroidet, mushkëritë ose diabet.

Thonj të plasaritur e të brishtë

Ky problem është mëse i zakontë dhe ka disa shkaqe të mundshme. “Thonjtë e brishtë mund të thyhen lehtësisht nëse ata janë tejet të hidratuar. “Kjo mund të ndodhë pas ditëve të plazhit, nëse duart janë në kontakt të shpeshtë me ujin apo thjesht nga lagështia”

Thonj me vija paralele

Nëse thonjtë priren të lakohen dhe të formojnë vija paralele kjo gjë mund të lidhet me sëmundjet e veshkave apo mëlçisë.

Thonjtë e nxirë:

Mjekët dermatologë dhe alergologë kanë identifikuar raste kur thonjtë ndryshojnë ngjyrën e zakonshmë në një ngjyrë te errët. Në këtë rast thonjte tregojnë se trupi nuk po merr mjaftueshëm oksigjen. Ju mund të keni shqetësime me mushkëritë apo me zemrën.

Thonjtë “lugë”

” Thonjtë Lugë” i referohen zakonisht thonjve tepër të hollë të cilët kanë një pamje të shtypyr. Kjo është zakonisht shenjë e anemisë dhe mangësisë së hekurit.

Petëzimi i thonjve

Nëse për thonjtë e petëzuar fajësoni produktet kozmetike, xhelin apo manikyrin ka ardhur moemnti të mësoni shkakun e vërtetë që fshihet pas këtij problemi. Thonjtë e petëzuar janë një shenjë që trupi po ju jep në momentin kur nivelet e manganit bien ndjeshëm.  Mangani është një mineral thelbësor që luan një rol të rëndësishëm në proceset e shumta biologjike në të gjithë trupin. Ky mineral aktivizon enzimat që ndihmojnë në metabolizmin e karbohidrateve, aminoacideve, dhe kolesterolit. Dhe pse trupi juaj ka nevojë vetëm për një sasi shumë të vogël të manganit, është vlerësuar se më shumë se 37% e njerëzve nuk plotësojnë dozat e rekomanduara ditore për mangan.

Trupi i njeriut përmban rreth 15-20 mg mangan.

Ai mund të gjendet në kocka, mëlçi, veshka, pankreas, dhe veshka. Ky mineral është thelbësor për formimin e indit lidhor, koagulimit të gjakut, dhe hormonet seksuale. Mungesa e manganit mund të shkaktojë një shumëllojshmëri komplikimesh shëndetësore e ndër to përmendim dhe thonjtë e petëzuar

Thonjtë që thyhen shpejt:

Thonjtë e brishtë që thyhen shpejt lidhen me shëndetin e gjendrës tiroide. Ndërsa kur janë të verdhe dhe thyhen shpejt, me shumë mundësi janë shkaktuar nga një infeksion fungal.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix1 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar1 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar1 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar1 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook