Kioske
Duhet kujdes kur imitojmë axhenda që degjenerojnë familjen dhe shoqërinë.
– Mami pse u kërkon kripë komshinjve, kur ne kemi akoma në dollap?
– Biri im, komshinjtë tanë janë të varfër e shpesh na kërkojnë ndihmë.
Për t’u ndjerë që edhe ne kemi nevojë për ta, ndonjëherë u kërkoj ndonjë gjë me vlerë të vogël pa i rënduar.
Kështu ata ndjehen mirë e nuk ngurrojnë të na kërkojnë ndihmë.
Po dhe ne ndihemi mirë se mbajmë miqësi e shoqëri.
Mos na lëntë Zoti kurrë vetëm, as në gëzim e as në hidhërim….Pjesëz nga kohëra të arta.
*****Për shekuj e shekuj shqiptarët kanë jetuar në komunitet duke ndarë bashkë gëzimet e hidhërimet.
Sepse kishin kuptuar që JETA merr kuptim vetëm në komunitet.
Nderi, Respekti, Mikpritja, Ndershmëria, Bujaria, Trimëria, Pastërtia, Krenaria, Solidariteti etj ishin vlerat që i jepnin kuptim jetës dhe mbanin bashkë njerëzit.