Radar
Çeshtja “Toyota Yaris”/ Prokurorët belg mbërrijnë në Tiranë, pritet të marrin në pyetje Lulzim Bashën
Një grup prokurorësh belg kanë mbërritur në Tiranë për zbardhjen e çështjes “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro. Sipas “Report tv” ata do të marrin në pyetje kryedemokratin Lulzim Basha.
Kujtojmë se, në fillimet e kësaj çështje, opozita akuzoi si të përfshirë kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Ndërsa përmes një fjalimi në Kuvend, pasi u akuzua se kishte dekonspiruar operacionin, Basha deklaroi se shuma prej 3.4 milionë eurove e zbuluar në dy makinat ‘Toyota Yaris’ i përkiste kreut te grupit socialist.
Taulant Balla e paditi Lulzim Bashën për shpifje menjëherë pas deklaratës, ndërkaq gjykata vendosi në favor të tij duke dënuar kryedemokratin me 50 mijë lekë gjobë.