Mix
Kjo është arsyeja pse seksi e bën lëkurën të shkëlqejë, te femrat dhe te meshkujt
Ne kemi arsye të mira për të bërë seks. Kënaqësia, përmirësimi i humorit, ngritja psikologjike, lidhja me partnerin dhe gjumi cilësor janë disa prej tyre.
Tani do të zbulojmë se sa i dobishëm është për lëkurën tonë. Edhe më konkretisht, cila është faza e seksit që i bën mirë shkëlqimit të lëkurës. “Shumica e njerëzve ngatërrojnë orgazmën, por kulmi është fundi i lumtur. Pra, është faza e prodhimit të oksitocinës dhe acidit nitrik, së cilës i detyrohemi të gjitha të mirat që na jep seksi”, shpjegon dietologia dhe ekspertja e hormoneve, Alisa Vitii.
Me pak fjalë, këto dy substanca ndihmojnë në ekuilibrin hormonal, rrisin prodhimin e kolagjenit dhe ngadalësojnë plakjen. Madje ndihmojnë në rregullimin e ovulacionit. Kjo edhe për shkak se gjithçka funksionon në kombinim, kur flemë dhe ndihemi më mirë për shkak të seksit, kjo do të shihet në lëkurën tonë.
Edhe sigurisht, nuk keni nevojë të keni një partner për të korrur të gjitha përfitimet e lartpërmendura. Megjithatë, seksi i shpeshtë me partnerin përmirëson si marrëdhënien ashtu edhe shëndetin personal, duke reduktuar stresin e të dyve. Në fund të ditës, ju e bëni këtë për kënaqësi erotike dhe për t’u çlodhur. Por çfarë do të thonit nëse do të kishit lëkurë më të shndritshme dhe më pak shenja plakjeje?