Lidhu me ne

Temporal

Si i ekzekutoi Mehmet Shehu pa gjyq 22 djem dhe burra në Martanesh, ja lista

Për këtë krim ende flitet, pasi humbja ishte e madhe, thuajse në çdo shtëpi që kishte fshati Peshk i krahinës së Martaneshit u vra një mashkull. Zona e Çermenikës dhe Martaneshit njihej si mbështetëse e luftës Nacional Çlirimtare, por Mehmet Shehu dhe toga e partizaneve derdhi batare armësh duke marrë jetën e 22 burrave dhe djemve.

Krimi u shënua më 5 mars 1944, kohë kur Mehmet Shehu dhe Brigada I e drejtuar prej tij po udhëtonte drejt Dibrës. Në rrethana ende të paqarta, një partizan i cili ishte pjesë e prapavijës së Brigadës vritet në fshatin Peshk. Fjalët dolën se mund të kishte qenë ndonjë reagim nga fisi Biçaku, që njihej si antikomunist, por nuk u vërtetua kurrë. Ndërsa Brigada ishte në marshim, Shehu urdhëron të ndalin dhe në shenjë hakmarrje të pushkatoheshin 25 burra dhe të rinj. Kaq mjaftoi që dhjetëra partizanë të shkonin shtëpi më shtëpi që u dilte përpara dhe të rrëmbenin burra e djem.

Të gjithë shprehnin habi, por urdhri ishte i prerë për këtë masakër. Pjesë e Brigadës ishte edhe një banor i këtyre zonave, pikërisht Hysni Peshku, që kundërshtoi këtë urdhër, duke deklaruar se ata që u vunë pas murit për pushkatim janë baballarë e vëllezër të partizanëve dhe se nuk kanë asnjë lidhje me pjesën reaksionare.

Pikërisht pse kundërshtoi, Shehu dha urdhër që edhe Hysni Peshku të rreshtohej pas të tjerëve dhe të pushkatoheshin në vend. Qindra plumba u derdhën mbi ta, duke u vrarë 22 burra. Numri që kishte kërkuar Mehmet Shehu për t’u pushkatuar kishte qenë 25 vetë, por një partizan ishte shprehur se tre të rinj i kishin vrarë rrugës, pasi kundërshtuan. Më poshtë, lista me 22 burra dhe djem që u vranë brenda një ditë me urdhër të Mehmet Shehut.

  1. Abaz Gurra
  2. Destan Sollaku
  3. Ali Gjoka
  4. Musa Balla
  5. Qerim Gjoka
  6. Liman Hasballa
  7. Sul Balla
  8. Sul Peshku
  9. Hasan Çela
  10. Muharrem Çela
  11. Fejzulla Grica
  12. Kamber Peshku
  13. Islam Çela
  14. Ibrahim Çela
  15. Qazim Koçi
  16. Hysen Peshku
  17. Isa Çela
  18. Hasan Sallaku
  19. Avdyl Grica
  20. Riza Grica
  21. Shaban Grica
  22. Rexhep Grica

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook