Sport
Në sa liga të ndryshme luajnë kuqezinjtë e kombëtares?
Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në Azerbajxhan, kjo është shtrirja gjeografike e kampionateve ku luajnë 23 lojtarët e kombëtares shqiptare që do të na përfaqësojnë në Francë.
Janë 23 lojtarë, por luajnë në 10 liga të ndryshme. Vetëm Sllovakia na e kalon në këtë drejtim, pasi futbollistët që do ta përfaqësojnë këtë shtet në Euro 2016 luajnë në 12 kampionate të ndryshëm.
Shkëlzen Gashi është futbollisti që i është dashur të udhëtojë më shumë për t’u bashkuar me kombëtaren, pasi ai luan në MLS, kampionatin amerikan të futbollit. Vetëm dy lojtarë nga kampionati shqiptar, dhe të dy janë portierë, Orges Shehi dhe Alban Hoxha. Kampionati zviceran është ai nga vijnë më shumë lojtarë në përfaqësuesen tonë, plotë 5: Naser Aliji, Frederic Veseli, Burim Kukeli, Taulant Xhaka dhe Armando Sadiku. 4 lojtarë lojtarë luajnë në Itali, Serie A dhe Serie B. Nga Gjermania vjen Amir Abrashi e Mërgim Mavraj; nga Franca, kapiteni Cana e Ermir Lenjani; nga Greqia Andi Lila e Ergys Kaçe; nga Kroacia, Bekim Balaj e Odise Roshi. Ndërsa Ansi Agolli luan në kampionatin e Azerbajxhanit me Karabak, ndërsa Cikalleshi në ligën turke me Basaksehir.
Vetëm Anglia është kombëtarja e vetme në këtë Europian, ku të gjithë lojtarët e saj luajnë në kampionatin vendas.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu