Lidhu me ne

Radar

Kompania fantazmë që po merr 85 ha tokë shtetërore falas në Portin e Durrësit

Klodian Tomorri

Një javë më parë në sportelet e Qendrës Kombëtare të Biznesit mbërriti një aplikim. Dërguesi ishte Symphony Invest Limited, guacka e Muhamed Alabarit nga ishujt Cayman, që do të marrë koncesionin e Portit të Durrësit. Por në aplikim Symphony Invest Limited njoftonte se kishte shitur 100 për qind të kuotave tek një kompani e re.

Sipas dokumentave, transaksioni i shitjes së kuotave të Symphony Invest Limited ka ndodhur në Ishujt Cayman në datën 23 dhjetor. QKB e studioi aplikimin për një javë. Një ditë më parë vendosi ta pezullojë atë duke mos e kryer regjistrimin për ndryshimin e kuotave. Arsyeja? Kompania e re që ka blerë aksionet e Symphony Invest Limited nuk dihet se çfarë është, nga vjen dhe se nga kush zotërohet.

QKB i ka kërkuar kompanisë së regjistruar në ishujt Cayman që të plotësojë dokumentacionin sipas kërkesave që dikton ligji, mes të tjerave të dorëzojë aktin e themelimit dhe dokumentet që vërtetojnë se kush janë pronarët e saj.

Në pezullim nuk bëhet e ditur se si quhet kompania e re që ka blerë kuotat e guackës së Alabarit. Ndërkohë që po ashtu nuk dihet se cilët janë pronarët realë të saj, ndonëse fytyra publike e projektit vijon të mbetet gjithmonë Muhamed Alabar.

Madje, në datën 31 dhjetor kur shqiptarët festonin Vitin e Ri, kryeministri Edi Rama së bashku me Alabar organizuan një shfaqje me fishekzjarre për të inauguruar projektin e Portit të Durrësit. Pak ditë më parë, qeveria shqiptare kishte miratuar vendimin, që i kaloi të gjitha pronat në zonën e Portit të Durrësit tek Ministria e Financave.

Konsolidimi i pronës në një dorë të vetme është hapi i parë drejt nënshkrimit të marrëveshjes që do t’i kalojë kompanisë Symphony Invest Limited mbi 85 hektarë tokë shtetërore falas në zonën e Portit të Durrësit. Më pas kompania do të ndërtojë aty portin e jahteve, pallate si dhe hotele. Sakaq në territor ka nisur çmontimi i portit të mallrave duke e zhvendosur aktivitetin portual në Porto Romano, tek porti privat që zotërohet nga grupi Kastrati.

Qeveria po vazhdon procedurat për të realizuar koncesionin e Portit të Durrësit. Por shitja e beftë e Symphony Invest Limited ngre më shumë se pikëpyetje mbi projektin 2 miliardë dollarë të trumbetuar fort. Kush është fantazma që po merr 85 hektarë tokë shtetërore falas në Portin e Durrësit, një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar? Cilët janë pronarët e rinj që kanë hyrë në lojë? Dhe çfarë po e shtyn Muhamed Alabarin, ish drejtuesin e grupit Emaar, që të kryejë manovra të tilla me shitje kuotash?

Investitorët seriozë që angazhohen në projekte të mëdha nuk shesin kuota koncesionare ende pa u miratuar projekti. Manovra të tilla ndodhin vetëm në dy raste. Së pari, kur investitorët nuk kanë para dhe duan të afrojnë në projekt aktorë të tjerë që sigurojnë financime. Dhe së dyti, kur duan të kalojnë një pjesë të llokmës tek vendimmarrësit lokalë. Pra të japin tarifën e ryshfetit.

Është ende herët të thuhet se çfarë është duke ndodhur saktësisht me koncesionin kontrovers të Portit të Durrësit. Por shitjet me pronarë sekret nëpër offshore e ekspozojnë rëndë këtë projekt si ndaj rreziqeve për korrupsion madhor ose pastrim masiv parash.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime7 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix8 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix8 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix9 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore9 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar9 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix1 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix1 ditë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix1 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook