Mix
Belen Rodriguez: Në këtë fazë të jetës po kujdesem për veten. Ia kisha borxh
Belen Rodriguez do të rikthehet në ekran sonte për të drejtuar programin televiziv “Le Iene”. Pak orë para rikthimit, për mikrofonat e Corriere della Sera ka dhënë një intervistë të shkurtër ku flet për familjen, punën, koleget dhe sidomos për veten. Belen pranon se sot mendon ndryshe nga dikur, kur nuk e imagjinonte jetën pa një burrë përkrah. Tashmë po i shlyn borxhit vetes, duke e vënë mbi gjithkënd.
Belen, sa hienë je në jetë?
Në jetën time private u bëra e tillë për shkak të goditjeve që mora. Megjithatë, sot e kam vendosur veten në vend të parë. Shumë herë e kam lënë veten në hije, në dispozicion të dashurisë. Tani e kuptoj që kur i japim përparësi vetes, gjithçka shkon më mirë. Në jetën time profesionale, nga ana tjetër, kam qenë gjithmonë hienë. E pamundur të qëndrosh në këmbë për 17 vjet, mes uljeve dhe ngritjeve, nëse nuk lufton me të gjitha forcat.
Një nga prezantueset e “Le Iene” ka qenë Ilary Blasi. Çfarë të pëlqen tek ajo?
Gjuha e saj e thjeshtë. Ilary nuk përpiqet të shtrembërojë natyrën e saj. Nuk e mohon origjinën e saj. Nuk është e impostuar dhe kështu ka funsksionuar shumë mirë.
Santiago që erdhi në jetë nga lidhje me Stefano De Martino, është 8 vjeç. Luna Marì, nga lidhja me Antonino Spinalbese është 6 muajshe. Dy mënyra të ndryshme për të qenë nënë me tetë vite diferencë.
Kur Santiago lindi, isha 26 vjeç, i bëja gjërat më lehtë. Sot jam një nënë e vëmendshme, e pranishme, edhe nëse kam më shumë frikë. Karriera tashmë është e konsoliduar dhe kam më shumë kohë për t’ua kushtuar fëmijëve. Dhe fëmijë meritojnë gjithë kohën tonë.
A janë ish-partnerët tuaj dy baballarë të mirë?
Po, të dy janë të shkëlqyer dhe shumë të pranishëm.
A dilni shpesh me Stefanon?
Në këtë fazë të jetës po kujdesem për veten. Ia kisha borxh. Takohemi me Stefanon, por nuk ka asgjë të re. Por ne gratë nuk kemi domosdoshmërisht nevojë për një burrë për të qenë të kompletuara. Dikur mendoja se jeta ime nuk do të ishte e plotë pa një partner. Nuk është kështu. Tani jetoj vetëm me dhe për fëmijët e mi.