Radar
‘Cirku’ i Sokol Ballës/ ABC news e largon pa filluar
Sokol Balla vazhdon cirkun e tij me televizionet kryesore në vend.
Moderatori i njohur si militant i Rilindjes dhe Edi Ramës, prej disa javësh nuk është shfaqur më në ekran.
Ai mbylli emisionin e tij në News 24, televizionin e Irfan Hysenbelliut, për të shkuar në një media tjetër.
Negociatat e tij kanë qenë në tre media Euronews, ABC News dhe Top Channel.
Burime pranë vetë moderatorit të cilat u konfirmuan edhe nga stafi i ABC News deklaruan për CNA.al se Sokol Balla kishte mbyllur në parim negociatat me këtë television.
Por Sokol Balla ka filluar nga ana tjetër ‘cirkun’ e tij, duke negociuar dhe me palë të tjera siç ishte edhe Top Channel ku një prej aksionereve dhe administratorja e këtij televizioni është duke kërkuar këshilltar për menaxhimin pas largimit të Ben Blushit në fillim të dhjetorit.
Hoxha ka pasur një takim rreth 4 orë me Sokol Ballën në ambientet e Top Albania Radio pra Air Albania ku është negociuar një kontratë e mundshmë midis palëve. Një nga suportuesit kryesorë të rikthimit të Sokol Ballës sipas vetë zërave brenda Top Channel është drejtori i Fiks Fare, FIlip Çakuli që njihet si një nga miqtë e afërt të Ballës por edhe një nga personat që mbajti qëndrime të forta dhe të distancuara nga ish-drejtori Ben Blushi.
Këto negociata me palë të tjera, ndoshta për të rritur “pazarin” në tregun mediatik, kanë bërë që marrveshja parimore dhe negociata e mbyllur të prishen. Burime nga ky television i thanë CNA.al se sot është mbyllur përfundimisht diskutimi, Sokol Balla nuk do jetë pjesë e stafit të ABC news siç ishte diskutuar më parë. Shkak janë bërë diskutimet me palë të tjera, thanë këto burime.
Nga ana tjetër edhe brenda Top Channel Sokol Balla ende nuk ka mbyllur një marrëveshje me Vjollca Hoxhën megjithëse, ka pasur 4 orë diskutime një javë më parë dhe ditën e djeshme në një nga emisionet e këtij televizioni për rreth një orë u fol për punën e lavdërueshmë në njëjës për “shokun Enver” në Top Channel.
Kapitulli ABC news duket se u mbyll pa filluar, tashmnë pritet vendimi i drejtuesve të Top Channel për Sokol Ballën që prej disa javësh ka ngelur si ‘peshku pa ujë’./CNA.al