Mix
Pas zyrtarizimit të lidhjes së tyre, Adrola Dushi reagon ndaj romancës së ish-bashkëshortit me Fifin
Zyrtarizimi i lidhjes së dashurisë së Fifit dhe Adis Patushit e gjeti të pashkëputur një tjetër emër në portale dhe mediat online – një nga vajzat më të bukura shqiptare, Adrola Dushin.
Kjo për shkak të ish-martesës së saj me biznesmenin Patushi i cili po ashtu është bërë i njohur në botën e showbizz-it për shkak të martesës së tij me Adrolën. Bashkë kanë një fëmijë, i cili ëhstë nën kujdestarinë e Adrolës. Por si e ka pritur Adrola këtë lidhje të ish-bashkëshortit dhe këngëtares?
Adrola Dushi ka pëlqyer videon e puthjeve dhe përkëdheljeve të çiftit, duke dhënë kështu mesazhin që ajo e mbështet këtë raport. Adrola po ashtu ka Fifin në listën e personave që ndjek në rrjete sociale.