Lidhu me ne

Radar

Shëngjin, dy vajza afgane hapin një restorant me emrin “Kabul-Shëngjin”

Në qytetin bregdetar shqiptar të Shëngjinit, dy vajza refugjate afgane kanë hapur një restorant. Ato thonë se pas largimit nga Afganistani, iu mungonte diçka nga atdheu dhe në këtë mënyrë vendosën të hapnin një restorant. I quajtur “Kabul-Shëngjin” restoranti do të gatuajë ushqime tradicionale për rreth 1000 refugjatë afganë që tani qëndrojnë në qytet.

Të detyruara të largohen nga atdheu i tyre pasi talebanët morën pushtetin, dy vajza afgane kanë hapur një restorant në qytetin bregdetar shqiptar të Shëngjinit.

Duke përdorur ato pak fjalë shqipe që kanë arritur të mësojnë gjatë qëndrimit të tyre tre mujor në Shqipëri përpiqen që në supermarket të blejnë produktet që dëshirojnë. 22-vjeçarja Walwala Jalalzay dhe 19-vjeçarja Maryam Aslami thonë se restoranti “Kabul-Shëngjin” do të gatuajë ushqime tradicionale për rreth 1000 refugjatëve afganë që tani qëndrojnë në qytet.

Në fillim kur erdhëm këtu përdornim gjuhën e trupit për të përshkruar atë që donim. Në fakt, disa nga miqtë tanë shqiptarë na kanë ndihmuar shumë në fillim, por dalëngadalë po mësojmë emrat po mësojmë gjërat që duam, apo vendin ku ato ndodhen”, thotë Walwala Jalalzay.

Disa familjarë të tyre i ndihmojë për të përgatitur ushqimin apo dhe në shërbim.

Padyshim na marrë malli për vendin tonë, na ka marrë malli për njerëzit tanë, na ka marrë malli për mjedisin, na ka marrë malli për prindërit tanë që janë atje, por ne nuk mund të kthehemi në vendin tonë dhe ndoshta ata nuk mund të vijnë këtu. E vetmja gjë që mund të bëjmë tani është të sjellim shijen e ushqimeve këtu. Kështu ne vendosëm të hapim restorantin për të sjellë shijen e shtëpisë këtu”, tregon më tej 22-vjeçarja nga Afganistani.

Por restoranti është bërë një atraksion për vendasit që shpresojnë të shijojnë ushqimin afgan.

Shqipëria ka strehuar mijëra të evakuuar afganë në hotele apo resorte turistike, ndërsa ishte ndër të parat vende që ofroi të presë deri në 4,000 refugjatë afganë.

Por shumë nga refugjatët afganë që janë në Shqipëri thonë kanë në plan të qëndrojnë për aq kohë sa të përgatiten dokumentat e tyre për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara.

MË TEPËR

Aktualitet4 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore4 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix5 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix5 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Facebook