Lidhu me ne

Mix

8 këshilla për të martuarit nga Dr.Harxhi

Best 500+ Couple In Love Pictures | Download Free Images on Unsplash

Dr. Adem Harxhi 

Interesi për seks nuk është, vazhdimisht, në ngjitje (siç do ta dëshironim të gjithë), por ka ngjitjet dhe zbritjet e tij. Kjo u ndodh të martuarve, por jo rrallë prek edhe të rinjtë që akoma nuk janë martuar, ose atyre që bashkëjetojnë.

Këto hipje dhe zbritje varen nga shumë faktorë që mund të jenë shëndetësorë, psikologjikë dhe shoqërorë.

-Planifikoni spontanitetin. Kjo, ndonse tingëllon kontradiktore, në të vërtetë nuk është ashtu. Marrëdhënia seksuale duhet të planifikohet, sepse kështu ajo bëhet më e bukur e më e fortë. Por edhe pse e planifikuar, ajo, duhet të lërë të pazbuluara detaje spontane, që lidhen  me pasionin dhe imagjinatën e seicilit partner.  A ju kujtohet kur ishit të rinj dhe takoheshit me shoqet tuaja? Në ato takime të planifikuara, ju rezervonit plot surpriza që e zbukuronin takimin. Takimet ishin rituale plot surpriza! Këto rituale  i a vlen t’i praktikoni edhe kur jeni të martuar.

-Të jeni “aventurierë”. Duke bërë çdo herë gjëra të reja, ju do të rritni nivelin e eksitimit reciprok. Kjo, nga ana e saj, do të thellojë lidhjen  dhe do ta bëjë jetën tuaj  seksuale  më të kënaqëshme.  Të kuptohemi, kjo nuk do të thotë të hidheni bashkë nga aeroplani (ndoshta do ia vlente), as të frekuentoni, detyrimisht, plazhet nudo ( edhe pse mund të jetë kënaqësi ). Por ju mund të mësoni të vallzoni bashkë, të mësoni psh të kërceni një tango? Puna është të bëni gjithnjë diçka jashtë rutinës. Kjo ndihmon të jeni më afër me njëri-tjetrin.

Bëni vazhdimisht paralojë seksuale. Paraloja seksuale e vërtetë nuk është ajo që u përgatit të dyve për aktin seksual. Paraloja duhet të shërbejë për të rritur dëshirën për njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës. Afeksionin për njëri-tjetrin duhet ta tregoni me kontaktet që keni gjatë jetës së përditshme, jo vetëm kur bëni seks. Një prekje në qafë, një puthje e lehtë në dorë ose parakrah, një shikim dhe shkelje syri sugjestive, hani një darkë bashkë jashtë shtëpisë, të gjitha ndihmojnë të rritet voltazhi seksual.

Përdorni fjalët. E kam fjalën të përpiqeni të bisedoni dhe të dëgjoni njëri-tjetrin me një nivel të ri intimiteti. Psh, të ndani me njëri-tjetrin fantazitë seksuale, sado të ndaluara t’u duken ato. Një dialog intim midis jush, mund të jetë po aq seksi, sa edhe vetë akti.

– Zhvilloni ritualet sensuale. Këto janë pa fund dhe të ndryshme për çifte të ndryshme, por ju mund të provoni të bëni dush bashkë, të bëni masazh reciprok si një ritual të vlefshëm, të lexoni diçka për njëri tjetrit, veçanërisht, literaturë sensualisht ose seksualisht provokative. Këto rituale dhe të tjera si këto, që gjithkush i sajon me fantazitë e tij, ndërtojnë ura dhe rritin tensionin seksual midis jush.

Tregoni se jeni krenarë. Mos lejoni që gjërat e vogla të rrëshkasin dhe të prishin kënaqësinë. Ti mos mendo se duke u veshur me xhinse dhe me xhup gjatë gjithë kohës është në rregull. Edhe higjena bazale është diçka që ndihmon në jetëgjatësinë e marrëdhënies. Nuk bëhet seks kur bien erë të keqe këmbët apo dhëmbët, apo kur të mbrendshmet janë pisë dhe të grisura. Kurrë nuk duhet ta konsideroni dukjen tuaj si dhuratë që ua ka falur natyra dhe të mos kujdeseni për të. Reflektoni krenari dhe kujdes për paraqitjen tuaj.

-Vizitoni vënde të reja. Të gjithë e dimë, se pushimet diku në një vend të ri, na risjellin dëshirën dhe ndjenjat që ishin larguar nga jeta jonë. Udhëtimet e shkurtra për një natë ose një fundjavë, ose kur shkojmë diku në një vend të ri, na stimulojnë dhe prishin rutinën.  Variacionet janë erëzat e jetës. Sa më shumë vende të reja të provoni, aq më e frekskët do të duket e ndjehet  lidhja juaj.

-Zhvilloni fantazitë. Afrodisiaku më i fuqishëm gjëndet brenda në imagjinatën tuaj dhe ju duhet ta përdorni këtë instrumetnt, sa herë që mundemi, për të rritur intimitetin seksual,. Të përpiqeni të luani role të ndryshme me njëri-tjetrin. Të shkoni në një restorant dhe të pretendoni se nuk e njihni njëri-tjetrin. Merreni shokun shokun për një person tjetër. Duke luajtur këto role, ju do të zbuloni disa aspekte të reja të vetes dhe të partnerit.

Paçi fat e shëndet

Doktori

MË TEPËR

Aktualitet2 orë më herët

Pasaporta Europiane – Premtimi më serioz i bërë ndonjëherë

Koment nga Bilbil Beqiri Gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar një mori premtimesh elektorale – disa serioze, disa jo. Në fund...

Radar3 orë më herët

VIDEO: Goditet me grusht në fytyrë lideri i opozitës turke Özgür Özel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi këtë të diel ku lideri i Partisë Republikane Popullore Turke, Ozgur Ozel,...

Mix3 orë më herët

Qytetet më romantike në botë që duhet t’i vizitoni patjetër!

Një indeks i ri global ka zbuluar qytetet më romantike në planet, duke renditur destinacionet sipas përshtatshmërisë për çiftet. Studimi...

Mix3 orë më herët

Truku i thjeshtë që e bëri Tim Ferriss një ikonë globale dhe mund ta bësh edhe ti

Para se të bëhej një nga emrat më të njohur në botën e zhvillimit personal dhe produktivitetit, Tim Ferriss ishte...

Kryesore4 orë më herët

Rama: Shkodra një nga më të financuarat, rrëzon mitin që unë nuk dua veriun

Edi Rama, në një takim në Shkodër, bëri një rezyme të investimeve të qeverisë në dekadën e fundit në këtë...

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Facebook