Radar
Berisha akuza Bashës dhe Ramës/ Bashkë për të larë miliarda para droge
Ish kryeminsitri Sali Berisha ka akuzuar Lulzim Bashën dhe kryeministrin Edi Rama për larje parash.
‘Qeverisje që e shndërroi Durrësin në kryeqytetin e betonit. Kjo qeverisje zhvilloi në Durrës një prej mafiave më të rrezikshme, që ky qytet nuk e meriton. Durrësi ka parë ndër shekuj perandori dhe hordhi të huaja. Asnjëra prej tyre nuk ka menduar të ja heq portin qytetit. Porti dhe qyteti janë si trupi me zemrën, të lidhur me njëri tjetrin.
Kjo qeveri në mënyrë më të papërgjegjshme, pas një nga aferat më të mëdha të Europë, duke prerë kafshatën e mbi 12 mijë familjeve që ushqeheshin në Port, për të shndërruar 800 mijë metra katrorë në një zonë ndërtimesh. U tha për Emarin, por tani del për Edvinin dhe Lul Bravën, për të larë miliarda para droge. T’ia presin me sëpatë 3 mijë vite histori. Babëzia, lukunia nuk ka fund te këta njerëz. Nuk ka qëndrim më armiqësor ndaj qytetarëve të Durrësit dhe shqiptarëve’, tha Berisha.