Radar
Dënimi i Tahirit/ Dritan Zagani: Ka një marrëveshje, do të dalë shumë shpejt nga burgu
Ish-oficeri i antidrogës, Dritan Zagani ka folur për dënimin e Saimir Tahirit. Kujtojmë që Zagani është ndër të parët që akuzoi ish-ministrin për përfshirjen në çëshjet e drogës.
Ai foli për një “marrëveshje”. Sipas Zaganit, Tahiri do të dalë shumë shpejt nga burgu. Ish-oficeri tha se në këmbim të heshtjes, Tahirit i është premtuar se do ta lërë pas disa muajsh qelinë.
“Saimiri ishte një ingranazh, nuk përfaqëson çfarë ka ndodhur. Ai kërkon të mbyllë hallet e atij të madhit. S’mund të bënte Tahiri gjithë ato gjëra dhe Edi Rama mos ishte në dijeni.
Është bërë akordi që ky mos flasë dhe të rri pak brenda, aty është një akt marrëveshje. Por me aq sa njof ligjin dhe procedurën penale aty duket qartë që ka një akord për të minimizuar dëmet Saimir Tahirit për të mbluar dëmet e mëdha të Edi Ramës.
Në këto kushte ngelet për tu parë, por Saimir Tahiri do të dalë shumë shpejt dhe pastaj të hajë gëzuar lekët që nuk e di ku i ka. Disa muaj do të bëjë burg. Saimir Tahiri do të qërrohet nga politika kjo është e mira”, tha Zagani për “Fax News”.