Radar
Agron Kapllanaj, ish- kryebashkiaku i Bashës që do të ndërtojë pallatet te 5 Maji
Lulzim Basha si kryetar opozite deri më tani ka folur për gjysëm zëri në lidhje me protestën e banorëve, që po u shemben shtëpitë tek “5 maji” në Tiranë.
Oshëtima e fadromave të IMT-së dëgjohej që nga larg mëngjesin e asaj dite në kthesat e fundit të rrugës “5 Maji” në Tiranë, të rrethuara nga një kordon i madh policësh. Banorët endeshin të dëshpëruar rreth e rrotull shtëpive të kthyera në rrënoja.
E gjithë opozita duhet të ishte atje si për të fituar kredo politike por edhe për të mbështëtur, banorët që po u prisheshin shtëpitë. Kreu i PD zgjodhi të heshte dhe nuk bëri asnjë dalje televizive për të denoncuar dhunën dhe prishjen e banes ate “5 maji”.
Ditën e djeshme Partia Demokratike foli dhe kallëzoi në SPAK pronarin e “ALESSIO 2014”, Pashk Rrapin, i akuzuar për trafik droge. Kjo është një veprim I mirë por i njëanshëm, gazeta Shqip do i rëndis me fakte pse PD e Lulzim Bashës po luan me banorët e 5 “majit”.
Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie Gazment Bardhi, në një postim të tijin në facebook shkruan: “Heshtja fajtore e Erion Veliajt dhe Sali Berishës në favor të trafikantit të drogës kundër banorëve të 5 Majit”
Por duket se sekretari i përgjithshëm i PD-s, Gazment Bardhi qënka i pa informuar në lidhje me kompanitë, që do ndërtojnë pallatet tek 5 maji në Tiranë. Tashmë ka ardhur koha e së vërtetës dhe njëra nga kompanitë, e cila do të ndërtojë tek 5 maji është e mikut më të ngushtë të sotëm të Lulzim Bashës, Agron Kapllanaj.
Pse heshti Basha dhe Bardhi për shkeljen e ligjit?
Kush po ia mbyll gojën për këtë aferë, atyre duke mos e denoncuar në SPAK?
Kompania e cila nuk e lejon Lulzim Bashën të flas është “Shkëlqimi 07” fituesi i tenderit i rënditur në vendin e parë. “Shkëlqimi 07” është në pronësi të vëllait të Agron Kapllanaj me seli në Ballsh por që fiton tendera në Tiranë.
Disi e cuditshme pasi kompanitë që konkuronin me të ishin më të mëdhaja dhe më të vjetra në treg, por për cudi “Shkëlqimi 07” ua kalon dhe del i pari në rënditje.
Fituesit e tenderit
Afrimiteti kaq i madh i Lulzim Bashës me Agron Kapllanaj kohëve të fundit është dukur disi i cuditshëm, aq sa Basha e kurorëzoi me “kurorën” e kryetarit të PD-s në Fier.
Sipas mediave Kapllanaj, ka qenë dënuar me dy vite burg në Itali për vjedhje, e cila verifikohet edhe në formularin e dekriminalizimit. Dënimi i tij është dhënë nga Gjykata e Firences. Por kjo s’e pengon aspak atë që të flasë për moralin në politikë, të ndershmen dhe të pandershmen, edhe pse sipas vetë ligjit të dekriminalizimit që propozoi vetë Lulzim Basha, Agron Kapllanaj duhet të ishte jashtë skenës politike.
‘Biznesmeni’ i varfër Agron Kapllanaj?
Edhe pse ish- kryebashkiaku i Mallakastrës prezantohet në CV-në e publikuar gjatë si një biznesmen i suksesshëm, ky sukses nuk është reflektuar në deklarimet e tij të pasurisë pranë Inspektoriatit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit.
BIRN se nga deklaratat e pasurisë së kryebashkiakut të administruara nga ILDKPKI, duke i paraqitur ato në një skedë grafike që ka për qëllim hedhjen dritë mbi pasurinë e tij në prag të zgjedhjeve për qeverisjes vendore të 30 qershorit.
Sipas të dhënave të administruara nga ILDKPKI, në deklaratën përpara fillimit të detyrës në vitin 2007, Kapllanaj deklaron një pasuri familjare prej 2.6 milionë lekësh. Ndërkohë në vitin 2017, pasuria e tij kap një vlerë prej 3.2 milionë lekësh, duke regjistruar një rritje të lehtë vjetore gjatë 10 viteve të deklarimit.
Pasuria e subjektit në fund të vitit 2017 përbëhet nga 2.4 milionë lekë pasuri të paluajtshme dhe 798 mijë lekë likuiditete bankare. Pasuria e paluajtshme përbëhet nga një apartament me sipërfaqe 57 m2 me vlerë 400 mijë lekë si dhe një shtesë apartamenti me sipërfaqe 47 m2 dhe vlerë 2 milionë lekë.
Nga viti 2007 deri në vitin 2017, kryebashkiaku Kapllanaj ka deklaruar të ardhura familjare në vlerë 18.55 milionë lekë, nga të cilat gati 10 milionë lekë ose 53 % vijnë nga paga për shkak të funksionit, 6.3 milionë lekë nga paga e bashkëshortes dhe pjesa tjetër nga pjesëmarrja në borde.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik-logjik i subjektit në 11 vite deklarimi rezultoi pa probleme.
Përveç kontrollit aritmetik-logjik, BIRN bëri dhe skanimin cilësor të deklaratave të subjektit. Nga ky kontroll rezulton se subjekti deklaratën periodike/vjetore 2008, subjekti ka deklaruar të ardhurat e krijuara nga bashkëshortja në firmën “Shkëlqimi shpk” për periudhën 2000-2009 në shumën 3,78 milionë lekë, ndërkohë që këto të ardhura duhet të ishin deklaruar në deklaratën para fillimit të detyrës në vitin 2007.
Në Tv apo në media të gjithë politikanët e krahëve të ndryshme politike duket apo japin përshtypjen sikur janë si Tomi me Xherrin. Gjithmonë në luftë me njëri-tjetrin.
Mirëpo në realitet kjo nuk është aspak e vërtetë, përkundrazi janë të gjithë miq e shokë. Këtë nuk e themi nga hiçi, por bazuar në fakte sic ishte dhe rasti Agron Kapllanaj i cili i mbyll gojën Bashës të flaës për “5 majin”./Gazeta shqip