Mix
Mjaft! Heqja e qimeve të hundës, shkakton infeksione të rënda
Rinia vitet e fundit si shenjë për bukurinë e tyre përdorin shumë mënyra të ndryshme në shërbim çdo detaji të bukur. Jeta moderne ka sjellë shumë rregulla të reja në lidhje me higjenën personale dhe bukurinë, mes syresh edhe depilimi.
Depilimi i këmbëve, krahëve dhe çdo vendi tjetër të dukshëm është diçka e zakonshme dhe shumë njerëz janë duke e bërë atë çdo ditë, gjithnjë e më shumë, por heqja e qimeve nga trupi, në çdo mënyrë të mundshme mund të shkaktojë disa sëmundje serioze, infeksione, inflamacione, madje edhe vdekjen.
Qimet e hundës janë filtër për mikrobet e dëmshme që thithim me ajrin çdo ditë. Heqja e tyre do të lejonte bakteret të hynin në trekëndëshin e rrezikshëm, zonën mes gojës dhe hundës ku kalon gjaku që shkon në tru.
Nëse bakteret grumbullohen aty mund të shkaktojnë infeksione të rënda, deri dhe në meningjit, kështu që priti nëse është e nevojshme, por mos i shkul ato qime.