Radar
‘Shtëpia e Lirisë’ përballë Bunkerit të Surrelit dhe Bunkerit të Bashës
Nuk ka shumë dilema për ata demokratë që nuk janë bërë shërbëtorë të pazareve të Bashës me Ramën. Ata i janë bashkuar Foltores sepse duan rrëzimin e diktaturës, kontrollit të gjithçkaje nga një dorë njeriu. Pra, heqjen e dhunës së përditshme nga një demokraci e marrë peng dhe një pluralizmi i kthyer në një legen ku shpërlahet përditë pisllëku mediatiko – politik i dy Bunkerëve.
Gjithkush duhet të bashkohet për të shkulur të keqen që ka pushtuar vendin e që dirigjohet nga opozita breg Lanës edhe qeveria në anën tjetër. Një e keqe që ka 9 vjet e mbirë dhe e ndarë në dy pjesë e që po shpartallon integrimin, po shkërmoq ekonominë me borxhe, po ndan si plaçkë atë që është e shqiptarëve dhe po kthen vendin në arenën e mafies me pastrim parash e trafik droge.