Lidhu me ne

Mix

Ja çfarë duhet të hani nese grupi juaj i gjakut është A

1.Bishtajoret: Grupi i gjakut A i përvetëson shumë mirë proteinat bimore që gjenden tek familja e bishtajoreve, por edhe në këtë rast duhet bërë kujdes, pasi nuk mund t’i hani të gjitha varietetet. Personat e grupit nuk duhet të hanë fasule të kuqe dhe të bardha, pasi përmbajnë lektinë e cila mund të shkaktojë uljen e prodhimit të insulinës.

2.Perimet: Perimet janë jetike për dietën e grupit A. Përmbajnë kripëra minerale, enzima dhe antioksidantë. Është mirë që t’i hani të gjalla ose të ziera në avull, pasi vetëm në këtë formë nuk humbasin vlerat e tyre ushqyese. Shumica e prodhimeve janë të pranueshme për grupin A, por ka edhe nga ato, me të cilat duhet bërë kujdes. Specat krijojnë shqetësime në stomakun delikat të njerëzve që kanë grupin A të gjakut. Njerëzit me këtë grup gjaku, janë gjithashtu shumë të ndjeshëm ndaj lektinave që gjenden në shumicën e patateve të ëmbla dhe lakrave. Duhet t’i shmangeni domateve, sepse lektina e tyre i bëjnë dem sistemit tretës.Perime të tjera që bëjnë mirë janë karota, kungulli dhe spinaqi. Hani hudhra me bollëk. Cilësohen si një antibiotik natyral dhe përforcues i sistemit imunitar, teksa bëjnë mirë dhe për gjakun. Të gjithë grupet e gjakut kanë dobi nga hudhrat, por më tepër ata të grupit A, sepse sistemi i tyre, imunitar është i zbuluar ndaj disa lloje infeksionesh, të cilat mund të luftohen nëpërmjet hudhrave. Qepa e verdhë është gjithashtu fuqizues shumë i mirë i sistemit imunitar.

3. Fruta: Njerëzit e grupit A duhet që të hanë fruta minimalisht 3 herë në ditë. Shumica e frutave lejohen, por ju duhet të kujdeseni që të konsumoni sa më shumë fruta alkaline si manat, kumbullat, të cilat do të ekuilibrojnë ambientet acide që drithërat krijojnë në muskuj. Grupi A nuk i pranon mirë frutat tropikalë siç janë mangoja dhe papaja. Portokajt duhet gjithashtu të hiqen nga dieta e grupit A, edhe pse mund të jenë nga frutat më të dashura për ju. Limonët janë gjithashtu të dobishëm sepse krahas ndihmës që japin në tretje, pastrojnë organizmin nga mukusi. Përderisa vitamina C, është një antioksidant i rëndësishëm, veçanërisht për parandalimin e kancerit të stomakut, mund të hani fruta të tjera të pasura me këtë vitaminë si kivi, apo grejpfruti. Lektina e bananes pengon tretjen e grupit A. Rekomandohet që të zëvendësohet me kajsi, shegë dhe disa pjepër.

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix18 orë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix19 orë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Radar19 orë më herët

Tom Doshi nga Saranda: E dua pushtetin për t’ju shërbyer të varfërve

Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, gjatë një takimi elektoral në Sarandë u bëri thirrje qytetarëve të besojnë tek...

Radar19 orë më herët

Salianji, mesazh qytetarëve nga qelia: Vrisni frikën, gjithçka do ndryshojë në 100 ditët e para të qeverisë së PD. 11 Maji do jetë ditë çlirimi

Nga qelia e burgut në Fier, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm për qytetarët...

Mix19 orë më herët

Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Ditë më të mira po vijnë! Java që na pret sjell realizëm dhe optimizëm. Prapavija e Plutonit në Ujor fillon...

Radar20 orë më herët

Berisha shpalos programin: Unë kërkoj nga çdo shqiptar vetëm 100 ditë për të transformuar Shqipërinë

Sali Berisha, në takimin përmbyllës të fushatës në Burrel, deklaroi se “Edi Rama mandatin e do për të shpëtuar nga...

Radar20 orë më herët

Xhonatan Islami bën uljen e gabuar me parashutë, shpëton me lëndime të lehta

Xhonatan Islami ndodhet në spital por në gjendje të mirë shëndetësore. Këto janë informacionet më të fundit për të riun...

Aktualitet22 orë më herët

Pasaporta Europiane – Premtimi më serioz i bërë ndonjëherë

Koment nga Bilbil Beqiri Gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar një mori premtimesh elektorale – disa serioze, disa jo. Në fund...

Radar23 orë më herët

VIDEO: Goditet me grusht në fytyrë lideri i opozitës turke Özgür Özel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi këtë të diel ku lideri i Partisë Republikane Popullore Turke, Ozgur Ozel,...

Facebook