Lidhu me ne

Radar

Pse mësueset në Kanada nuk veshin taka…


Nga Jeta Toçila

Kur shkela për herë të parë në mjediset e shkollës së fëmijëve të mi në Kanada, më bëri përshtypje veshja e mësuesve. Mbizotëronin atletet, tutat apo streçet. A thua të ishin të gjithë mësues fizkulture?!

Takova drejtoreshën, edhe ajo e relaksuar në veshje. Asnjë prej tyre nuk mbante taka. Si kurioze që jam dhe hipur në majë të takave të mia, (ende duke i rezistuar stilit kanadez) pyeta në fund të takimit për kodin e veshjes, duke i dhënë pak lëndë mbi interesin tim.

Por kanadezët kanë qejf të flasin për diferencat, sepse në fund të fundit larmia kulturore është tipar themelor në Kanada.

Zonja Melissa më shpjegoi se mësuesit bëjnë shumë aktivitete me nxënësit dhe u duhet t’u përshtaten atyre. Ata ulen të gjithë bashkë në dysheme kur lexojnë një pjesë, dalin në oborr të vizatojnë e shtrohen në bar, bëjnë një shëtitje nëse shohin që nxënësit janë lodhur dhe e bëjnë mësimin duke ecur, kërcejnë kur kanë muzikë, aktrojnë kur bëjnë arte.

“Ne mund të veshim taka- tha drejtoresha, -por nuk do ishim në pozita të barabarta me nxënësit, plus që në dimër rrezikojmë edhe të rrëshqasim-shtoi ajo duke qeshur.

Kaluan vitet dhe djali i madh shkoi në gjimnaz. Mësuesit edhe këtu me veshje sportive dhe çanta shpine ose me rrota. Madje ai i matematikës, me pantallona të shkurtra edhe në mes të dhjetorit. Me drejtoreshën e viteve të treta kam krijuar miqësi pasi na lidh një trajnim që kemi bërë bashkë.

I them nje dite: “Vicky si është puna me veshjen e stafit në shkollë. Nuk keni rregulla që të jeni me paraqitje më zyrtare?”

“Çdo shkollë ka kodin e vet të etikës, – më sqaron ajo. Dhe stafi ynë ka vendosur që të vishemi thjeshtë, për t’iu përshtatur niveleve të ndryshme ekonomike e kulturore të nxënësve tanë, të mos na shohin në pozita superiore dhe të mos mbajnë distancë rolesh me ne. Kush dëshiron, vishet me taka e xhaketa, vendos perla apo varëse të shtrenjta, por pas disa javësh këta mësues heqin dorë. A ulesh dot rehat në fushën me bar veshur me fustan dhe mbathur taka të larta? Apo krekosur para fëmijëve të ardhur nga zonat e luftës? Plus që ne lëvizim gjithë ditën lart e poshtë nëpër klasa.

I pyes djemtë e mi se si u duken mësuesit e tyre. Të dy përgjigjen “Cool”.

Hmm…Prandaj shumica e mësuesve kanadezë relaksohen në atletet e tyre. E megjithatë nuk është vetëm kjo arsyeja, të kuptohemi…

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore17 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar17 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix21 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix21 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix21 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet22 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal22 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske22 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore22 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore4 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook