Radar
2 në 3 shqiptarë mendojnë se inceneratorët janë aferë korruptive
Shqiptarët mendojnë në shumicë se koncesioni i inceneratorëve është një aferë korruptive.
Shqiptarët mendojnë në shumicë se koncesioni i inceneratorëve është një aferë korruptive.
64,3% e të anketuarve në Barometrin e Euronews Albania janë përgjigjur se kemi të bëjmë me abuzim me pushtetin dhe korrupsion.
Një në pesë shqiptarë (19,4%) mendon se është shkelur ligji në dhënien e koncesioneve, por që opozita i ekzagjeron ato.
Edhe vetë votuesit e Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit mendojnë se inceneratorët janë abuzim me pushtetin.
Thuajse gjysma e tyre (45%) mendojnë se ka pasur korrupsion, ndërsa më shumë se 74% janë të bindur se në këto koncesione ka shkelje të ligjit.
Gjetjet e Barometrit në Euronews janë të anketës së kryer në datat 13-24 Janar me 1000 intervista ballë për ballë në familje./euronews