Sport
Paul Pogba në Mekë, tifozeria e United e fyen
Ylli i Manchester u detyruar të fshijë një postim
Ylli i Manchester United, Paul Pogba ishte në Mekë për peligrinazh Umrah, ku për shkak të ofendimeve të fansave është detyruar të fshijë foton që ka postuar në Instagram.
Bëhet fjalë për një foto ku shihet pranë Qabes, ku në përshkrim ka shkruar:
“O Allah, na udhëzo në rrugën e drejtë. Allah na i prano veprat e mira. Allah, ti je ai që fal, andaj na fal, Amin!”
Por mesfushori i United mori fyerje shokuese dhe komente islamofobike pas kësaj fotoje që postoi.
Ai përfundimisht e fshiu postimin për të ndaluar një sërë komentesh negative, disa prej të cilave ishin nga vetë tifozët e United.