Lidhu me ne

Radar

Bashkia e Vorës, Lulzim Basha mund të kandidojë ish-zyrtarin e hetuar për korrupsion galopant, Ymer Markun


Ymer Marku është kandidati potencial i Partisë Demokratike për Vorën.

Ai përflitet si një nga emrat që po lufton që të dalë kandidat për të garuar si kryetar për bashkinë e Vorës, në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.

Mirëpo kujtojmë se në vitin 2010, Marku është akuzuar dhe paditur nga Inspektoriati i Pasurive për fshehje të pasurisë.

Asokohe Ymer Marku ishte drejtues i komunës Bërxull, në Tiranë. Sipas ILDKP-së, Ymer Marku, drejtues i komunës Bërxull, Tiranë, nuk ka arritur të justifikojë burimin e krijimit të pasurive së tij.

Sipas këtij institucioni janë pesë objekte pasurore që nuk janë deklaruar saktë nga Marku dhe që kapin vlerën e 22 milionë e 656 mijë lekëve.

Pasuritë e padeklaruara saktë të Markut, sipas ILDKP-së, janë një Bar-Restorant në Domje që kapte një vlerë prej mbi 12 milionë lekësh por ishte deklaruar mbi 7 milionë lekë më pak, një automjet të deklaruar mbi 800 000 lekë më pak se sa vlera reale që kishte dhe disa depozita bankare.

Çfarë thoshte ILDKPI për Ymer Markun në 2010-ën?

Inspektorati i Lartë ka kërkuar nisjen e procedimit penal edhe për subjektin Ymer Marku, me funksion kryetar i Komunës Bërxull, Tiranë. Në përfundim të kontrollit të plotë, bazuar në rezultatet e veprimeve verifikuese të kryera gjatë hetimit adminstrativ, si dhe ekspertiza e specializuar per vlerësimin e pasurisë, verifikimet ne terren, etj, është arritur në përfundimin se subjekti ka bërë deklarim të rremë lidhur me të dhënat e pasurisë së paluajtshme dhe ka fshehur likuiditete te vendosura ndër vite në bankat e nivelit të dytë si më poshtë:

a) Bar-Restorant Domje, vlera e deklaruar nga subjekti është 5.000.000 leke. Nga Raportit të Vlerësimit të datës 03.02.2010 të ekspertit vlerërues, rezulton se prona objekt shqyrtimi është vlerësuar në shumën 12.591.000 lekë. Pra, është deklaruar 7.591.000 lekë më pak.

b) Autoveturë deklaruar 1.500.000 lekë. Nga hetimi administrativ ka rezultuar që ky automjet është blerë në shumën 19.375 euro ose e vlerësuar me kursin e Bankës së Shqipërisë, në shumën 2.359.488 lekë. Pra, është deklaruar 859.788 lekë më pak.

c) Depozita bankare dhe llogari rrjedhëse në Tirana Bank, në shumat në total 11.340 euro.

d) Depozitë afatshkurtër në vitin 2006 shuma 71.700 euro, (derdhur dhe tërhequr brenda vitit).

e) Depozitë afatshkurtër në vitin 2007, në llogarinë në lekë shuma prej 4.500.000 lekë (derdhur dhe tërhequr brenda vitit).

Nga hetimi administrativ ka rezultuar se pasuritë dhe interesat private të subjektit Ymer Marku, objekt i verifikimit të ILDKP, nuk mbulohen dhe as nuk justifikohen me burime të ligjshme, që në total ka vlerën 22.656.000 lekë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport2 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook