Lidhu me ne

Kryesore

Fatos Lubonja: Ja pse duhet mbështetur koalicioni “Shtëpia e Lirisë”

U bashkova më 1999 me PS, që ishte trashëgimtare e një regjimi, që më kishte futur në burg. Por, gjykoja se politikisht një bashkim i të gjitha forcave kundër Berishës në atë kohë ishte i rëndësishëm.

Analisti Fatos Lubonja shprehet se koalicioni “Shtëpia e Lirisë” duhet mbështetur.

Në një emision televiziv, Lubonja tha se fitorja e këtij koalicioni është mënyra për të shpëtuar nga “monizmi oligarkik”, term me të cilin ju referua pushtetit të mazhorancës.

“Unë e shikoj këtë si një bërthamë rreth të cilës do duhet të grumbullohen të gjithë shqiptarët. Që këtu nuk është më çështje as oligarkie, por këtu është për të shpëtuar nga monizmi oligarkik, që ka kapur gjithçka, edhe opozitën zyrtare në një farë mënyre. Kjo është një gënjeshtër e madhe që kërkohet t’iu imponohet shqiptarëve. Edhe atë nismën për shkarkimin e Metës unë e shikoj Ramën si arkitektin e kësaj, që ka punuar për një kohë të gjatë për eliminimin e çdo kundërshtari. Gjykoj se jemi në një situatë ku duhet të bashkohen të gjitha forcat, edhe intelektualët, në këtë front të lirisë. Unë kam qenë protagonist i një akti, që shumë e kanë quajtur të pamoralshëm. U bashkova më 1999 me PS, që ishte trashëgimtare e një regjimi, që më kishte futur në burg. Por, gjykoja se politikisht një bashkim i të gjitha forcave kundër Berishës në atë kohë ishte i rëndësishëm. Këtu është çështja e gjykimit politik”, tha analisti Fatos Lubonja në “News 24”.

Situata është se ka një projekt për të na nënshtruar të gjithëve ne dhe eliminimi i Metës dhe Berishës është në këtë kuadër. Ata vetë mund ta meritojnë goditjen, por politikisht eliminimi i tyre do të thotë instalim edhe më i fortë i regjimit, meqenëse Lulzim Basha nuk është në lartësinë e një lideri politik, është nënshtruar’, – tha analisti Fatos Lubonja.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook