Lidhu me ne

Radar

Tre deputetë të Kuvendit në konflikt interesi, ISP konfirmon një rast të padeklaruar: Të nxitet hetimi

Tre deputetë të Kuvendit në konflikt interesi, ISP konfirmon

Instituti i Studimeve Politike në një raport të fundit, i ka drejtuar Kuvendit disa rekomandime lidhur me hetimin e rasteve kur deputetët janë në konflikt interesi apo kur shkelet Kodi i Etikës.

Së fundmi ISP, ka konfirmuar një rast të padeklaruar nga ana e Kuvendit të një deputeti që është në konflikt interesi, por që nga ana e institucionit nuk është dhënë asnjë deklarim dhe nuk është ndërmarrë asnjë masë administrative.

Janë tre deputetë të Kuvendit në konflikt interesi që janë vetëdeklaruar: Arben Pëllumbi (PS), Dashnor Sula (PD) dhe Enslemvera Zake (PS), të tre për të njëjtin motiv: bashkëshorti/bashkëshortja ushtrojnë detyrën e noterit, pra lidhen direkt me përfitimet që vijnë nga ndryshimi ligjor.

ISP i ka bërë thirrje Kuvendit dhe grupeve parlamentare të partive të nxisin njësoj edhe të tjerë deputetët që janë në konflikte interesi, por që nuk janë deklaruar deri tani.

Reagimi i ISP:

Konflikti i interesit në Kuvend? Raporti i fundit i Institutit të Studimeve Politike (ISP) rekomandoi se Kuvendi duhet të dëshmojë vëmendje më të madhe ndaj standardeve të Kodit të Etikës, përfshirë hetimin e rasteve të mundshme të konfliktit të interesit, marrjen e masave administrative në rastin e shkeljeve të etikës dhe gjuhës denigruese, jetësimin e regjistrave të deklarimit dhe hetimin e thelluar të çdo rasti të raportimit publik mbi shkelje të mundshme nga Kuvendi apo deputetët në aktivitetin e tyre parlamentar.

Rekomandimi lidhej me faktin se deri më 31 dhjetor nuk kishte asnjë deklarim në konflikt interesi, ndërkohë që vetë ISP dhe Këshilli për Legjislacionin kanë konfirmuar një rast të tillë të padeklaruar dhe për të cilin Kuvendi nuk ka kryer hetime administrative, sipas ligjit.

Por ka një zhvillim pozitiv: Janë tre deputetë që kanë deklaruar gjendje në konflikt interesi në rastin e ligjit për noterinë, kaluar në Kuvend në janar 2022. Konkretisht janë deputetët Arben Pëllumbi (PS), Dashnor Sula (PD) dhe Enslemvera Zake (PS), të tre për të njëjtin motiv: bashkëshorti/bashkëshortja ushtrojnë detyrën e noterit, pra lidhen direkt me përfitimet që vijnë nga ndryshimi ligjor.

ISP vlerëson se ky është një rast pozitiv që duhet vlerësuar dhe tre deputetët kanë respektuar ligjin, por edhe etikën parlamentare. Kuvendi dhe vetë grupet parlamentare duhet të nxisin deputetët të ndjekin të njëjtat praktika në çdo rast të mundshëm të konfliktit të interesit.

Tre deputetë të Kuvendit në konflikt interesi, ISP konfirmon
Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook