Lidhu me ne

Mix

Puna më e mirë sipas horoskopit, kontrolloni shenjën tuaj

Dashi

Një karrierë aktive.

Personalitetit të Dashit, i duhet gjallëri për të mos u mërzitur në jetën e tij profesionale. Uljet dhe ngritjet ju emocionojnë dhe ju duhet të bëni diçka të paparashikueshme, sepse e urreni rutinën monotone.

Puna ideale: Ushtar, sportist, zjarrfikës, officer policie, CEO, alpinist.

Demi

Punë të lidhura me ambientet e jashtme.

Motoja juaj e punës është ngadalë, por me siguri. Personalitetet e Demit janë të aftë të kapërcejnë pengesat falë durimit të tyre të pafund, ata kanë nevojë për siguri financiare në jetën e tyre për t’u ndjerë të qëndrueshëm, ndaj rreziku nuk bëhet fjalë për ta.

Puna ideale: Kopshtar, veteriner, agjent imobiliar, shef kuzhine.

Binjakët

Diçka intelektuale.

Binjakët janë shumë kokëfortë dhe duan vetëm të argëtohen, do të vini re se miqtë dhe familja juaj nuk insistojnë që ju të ndërmerrni projekte të ndryshme në të njëjtën kohë.

Puna ideale: Gazetar, autor, shitës, avokat, komedian, aktor.

Gaforrja

Diçka artistike.

Ju keni një anë të kujdesshme, hezituese, ndoshta shpesh keni pak frikë. Ju jeni një nga shenjat më të ndjeshme të zodiakut dhe do të shkëlqeni në një karrierë që përfshin marrëdhëniet me publikun. Pavarësisht rezervave tuaja, një karrierë artistike mund t’ju përshtatet shumë.

Puna ideale: Kontabilist, punëtor hoteli, shef kuzhine.

Luani

Një karrierë në qendër të vëmendjes.

Personaliteti i Luanit ka nevojë për njohje shoqërore dhe për t’u ndjerë të vlerësuar, ata dëshirojnë përgjegjësi dhe fuqi, pasi janë natyrshëm të mirë në dhënien e urdhrave. Luanët urrejnë të mos njihen për përpjekjet e tyre dhe që duhet të qëndrojnë në hije, ata duan vëmendjen për veten e tyre.

Puna juaj ideale: CEO, artist, VIP, ambasador.

Virgjëresha

Virgjëresha ka nevojë të ndihmojë të tjerët.

Personaliteti i Virgjëreshës është i njohur për të qenë metodikë, shumë i organizuar dhe serioz, që do të thotë se nuk u pëlqen të rrezikojnë në punë. Virgjëreshat janë njerëz ndihmues dhe shqetësohen se nuk janë mjaftueshëm të mirë dhe ndonjëherë u mungon vetëbesimi. Ju jeni një perfeksionist, gjë që ndonjëherë është e bezdisshme për kolegët tuaj.

Puna ideale: Matematicie, shkencëtar, kontabilist, sekretar, infermier, doktor, mësues, bibliotekar, farmacist.

Peshorja

Një karrierë me shumëllojshmëri.

Personaliteti i Peshores duhet të përdorë hijeshinë, miqësinë dhe diplomacinë e tyre për të pasur sukses në botën profesionale. Peshoret janë shumë mikpritëse dhe të sjellshme, por paratë janë një motivues shumë i madh për ju, duhet të ndiheni mirë në mjedisin tuaj të punës. Ndjenja juaj e drejtësisë mund të ndikojë gjithashtu në jetën tuaj profesionale dhe ju mund të shkëlqeni në punët me bazë artistike.

Puna juaj ideale: Parukier, gazetar, ndërmjetësues, model, sStilist.

Akrepi

Akrepat kanë nevojë për fuqi.

Keni nevojë për fuqi dhe dashuri për zgjidhjen e problemeve, keni lidhje të forta me krizat, transformimet, vdekjen dhe sektorët financiarë. Marsi gjithashtu mund t’ju drejtojë drejt një karriere ushtarake, sepse ju pëlqen të jepni urdhra, por nuk ju pëlqen t’i bindeni.

Puna ideale: Politikan, detektiv privat, oficer policie, kirurg.

Shigjetari

Karriera ndërkombëtare do t’ju përshtatet.

Jeni të sigurtë për veten dhe jeni shumë ambicioz në karrierë. Ka shumë të ngjarë që të keni lidhje jashtë vendit, ose bëni një jetë shumë të qetë për moshën tuaj. Për më tepër, ju duhet të mësoni ose të mblidhni informacion për t’u ndjerë i përmbushur.

Puna ideale: Udhërrëfyes turistik, përkthyes.

Bricjapi

Bricjapi ka nevojë për një karrierë tradicionale.

Personaliteti i Bricjapit është natyrshëm ambicioz, megjithatë ata nuk janë shumë të durueshëm, por mos u shqetësoni, durimi është një virtyt dhe shpesh vjen më vonë në jetë. Jeni këmbëngulës, punëtor dhe nuk keni frikë t’i futeni me kokë punës për të përfunduar një detyrë.

Puna ideale: Studiues, administrata, bankier, mësues.

Ujori

Çdo gjë krijuese për Ujorin.

Personaliteti i Ujorit ka nevojë për ndjenjën e tij të lirisë dhe për t’u ndjerë sikur niset në aventura. I pëlqen të ketë projekte dhe të sfidohet. Si shpirt idealist dhe krijues, Ujori e ka të vështirë me detyrimet.

Puna ideale: Inxhinier, specialist IT, shkencëtar, pilot.

Peshqit

Çdo gjë që përfshin ujin do të pushtojë Peshqit. Jeni shumë mendjehapur dhe jo shumë materialistë, keni prirje të ëndërroni me sy hapur dhe jeni më komodë në sektorët artistikë.

Puna juaj ideale: Marinar, peshkatar, zhytës, poet, shkrimtar.

/bm/

MË TEPËR

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook