Lidhu me ne

Letersi

Me cilën pyetje gjendet kundrinori i drejtë dhe i zhdrejtë

•Kundrinori është gjymtyrë e dytë e fjalisë. Ai zakonisht varet nga folja dhe tregon mbi kë (cilin) bie veprimi i shprehur prej saj. Ai vihet në atë rasë që kërkon gjymtyra prej së cilës varet.
•Sipas kuptimit dhe formës së shprehjes, kundrinori është i drejtë dhe i zhdrejtë.

Llojet e kundrinorit janë:
•I drejtë;
•I zhdrejtë:
me parafjalë;
pa parafjalë;

-Kundrinori i drejtë
•Kundrinori i drejtë është gjymtyrë e dytë e fjalisë që shënon objektin tek i cili kalon veprimi i shprehur nga folja. Objekti mund të jetë frymor ose jofrymor.
•Kundrinori i drejtë u përgjigjet pyetjeve:
kë?, cilin?, cilën?, çfarë?.

•Kundrinori i drejtë është një grup emëror (i shprehur me një emër, një përemër ose një emër dhe një përcaktor) në rasën kallëzore pa parafjalë dhe që lidhet me një folje të formës veprore:
   Era e marrë tundte rrapin e moçëm të Jubinës.

-Në qoftë se fjalinë veprore me kundrinortëdrejtëe shndërrojmënë fjali pësore, kundrinori i drejtë bëhet kryefjalë e foljes në formën pësore, kurse kryefjala, kundrinor me parafjalë:
Era e malit e shpërndante këngën gjithandej.
Kënga shpërndahej nga era e malit gjithandej.

Me se shprehet kundrinori i drejtë?
•Kundrinori i drejtë shprehet:
a) me emër (zakonisht të shquar) në rasën kallëzore:
E ndoqe ndeshjen mbrëmë?
b) me përemër:
E shoh atë, të shoh edhe ty.

c) me grup emëror:
Vizitova liqenin e Prespës vitin e kaluar.
d) me trajtë të shkurtër të përemrit vetor:
Do ta njoftoj vetë Arbrin për orarin e ndeshjes.

-Kallëzuesori i kundrinorit të drejtë
•Kundrinori i drejtë mund të marrë një kallëzuesor.
Beni i mbante pantallonat të ngushta.
•Kallëzuesori i kundrinorit të drejtë shërben për të treguar një cilësi ose veçori të qenies a të sendit të treguar nga kundrinori i drejtë.

-Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë
•Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë ka një përdorim më të gjerë e të larmishëm sesa kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë. Ai varet kryesisht nga folja, poredhengapjesëtë ndryshme të ligjëratës.
•Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë i përgjigjet pyetjeve:
për kë?, me se?, nga kush?, prej kujt?,nga se?.

•Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë është një grup emëror (i shprehur me një emër, një përemër ose me një emër dhe një përcaktor) në rasën emërore, kallëzore ose rrjedhore, i paraprirë gjithmonë nga një parafjalë:
Ju e fituat ndeshjen me lojën tuaj.
•Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë plotëson më mirë kuptimin e foljes dhe të fjalisë, por nuk është plotës kryesor, sepse folja në fjali mund të përdoret edhe pa të.

•Parafjalët kryesore me të cilat ndërtohet kundrinori i zhdrejtë me parafjalë, janë: nga, te, me, për, pa, mbi, nën, kundër…; shprehjet parafjalore – bashkë me, me anë të, në lidhje me… . Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë, i ndërtuar nga një emër ose një emër dhe një përcaktor, mund të zëvendësohet nga një përemër.
•Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë dallohet nga dy kundrinorët e tjerë, sepse ndërtohet gjithmonë me parafjalë.

Me se shprehet kundrinori i zhdrejtë me parafjalë?
•Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë shprehet:
a) me emër:
Më doli gjumi nga bubullima. (nga cila?)
b) me përemër:
Lajmi thoshte se mbi ta rëndonin shumë akuza. (mbi cilët?)
•Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë shprehet në rasën emërore, kallëzore dhe rrjedhore me parafjalë.

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix3 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar3 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix3 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix3 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix3 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix3 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike3 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport3 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix3 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook