Lidhu me ne

Mix

Çfarë është Folja ? Me cilën pyetje gjendet ?

Çfarë është Folja ?

DOC) Gramatika e gjuhës shqipe | UMMU IBRAHIM - Academia.edu

Folja është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës që tregon një veprim apo një gjendje. Në gjuhën shqipe ajo ka kategori gramatikore të mënyrës, kohës, vetës, numrit dhe diatezës.

Foljet janë fjalë që tregojnë subjektin se si vepron ose pëson diçka ose ndodhet në një gjendje të caktuar.

Kur themi motra, macja, e kuptojmë se është fjala për njerëz, kafshë dhe sende, po nuk dimë se çfarë bëjnë ose çfarë ndodh me ta. Por kur themi motra punon, mollët u poqën, macja fle atëherë prej fjalës punon mësojmë se motra po kryen një veprim (punon), prej fjalës u poqën mësojmë se mollët pësuan diçka (u poqën), prej fjalës fle mësojmë se macja ndodhet në një gjendje të caktuar (fle). Fjalët punon, u poqën, fle janë folje.

Foljet kalimtare dhe jokalimtare

Foljet kalimtare quhen veprimi i të cilave i kalon një personi ose sendi tjetër, d.m.th. që pranojnë një kundrinor:

Beni çdo ditë luan me shokët

Foljet që pranojnë një kundrinor të drejtë janë folje kalimtare të drejta:

Lara çdo ditë ujit lulet.

Foljet që mund të marrin kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë janë kalimtare të zhdrejta:

Iliri i hipi kalit.

Ndodh që një folje të marrë njëkohësisht një kundrinor të drejtë dhe një kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë, pra të jëtë njëkohësisht folje kalimtare e drejtë dhe e zhdrejtë

Ia dhashë librin Lenes.
Ia afrova Jones tufën e luleve.
Folje jokalimtare janë ato që nuk pranojnë kundrinor: fle, eci, rri, qëndroj, dal etj.:

Foljet gjysmendihmese

Foljet gjysmendihmese jane foljet qe perdoren me kuptimin leksikor te zbehte.Ato nuk mund te kryejne te vetme fuksionin e kallezuesit te perbere. Folje kalimtare:

Agroni ecte i shqetësuar.
Dje fjeta gjithë ditën.
Disa folje përdoren herë si kalimtare, herë si jokalimtare. për të gjetur se cilit grup i përkasin duhet parë se në ç’kuptim janë përdorur.

Format veprore dhe joveprore

Foljet kalimtare të drejta kanë dy forma, formën veprore dhe formën joveprore:

Forma veprore: laj, fshij, thaj Forma joveprore: lahem, fshihem, thahem

Veprore (laj, fshij, thaj) janë foljet që tregojnë se subjekti vepron (laj fytyrën, fshij dhomën, thaj rrobat)
kurse

Joveprore foljet që tregojnë se subjekti pëson, d.m.th. i nënshtrohet veprimit të një tjetri (lahem nga dikush) ose tregon se subjekti vepron dhe veprimi i tij kthehet po tek ai ( lahem = laj vetveten).Folje quhet ajo pjesë e ligjëratës që emërton një veprim si proces dhe që ka kategoritë gramatikore të vetës ,numrit, mënyrës , kohës dhe diatezës . Folja përbën bërthamën kryesore të fjalisë. Shumica e foljeve emërtojnë veprime, që i kryen a i pëson kryefjala si eci, edukohem, mësoj , etj
Një pjesë tjetër foljesh emëtojnë gjendjen në të cilën ndodhet kryefjala, si : jam gjendem,fle etj, ose ndryshime në gjendjen e kryefjalës , si : përtërihem, plakem,rritem,zemërohem etj. Përvec ketyre ka edhe disa folje , si : ul (dikë) ,ngre (dikë) , rrit (dikë) etj., që tregojnë se kryefjala e fjalisë bën qē një tjetër të kryejë veprimin a të pasojë ndryshimin e gjendjes së emërtuar nga folja. Këto quhen folje faktitive . P.sh E ula me pahir . Shumica e foljeve përdoren në fjali me kuptim leksikor te plotë . Por ka edhe disa folje , që duke u përdorur si mjete gramatikore , e humbasin kuptimin leksikor (foljet ndihmëse ). Folja dallohet nga pjesët e tjera të ligjëratës sidomos nëpërmjet kategorive gramatikore . Ajo ka disa kategori gramatikore , që nuk i ka asnjë pjesë tjetër e ligjëratës ( kategoritë e diatezës, mënyrës dhe kohës ).

Klasifikimi i Foljeve sipas funksionit dhe kuptimit.

• Foljet ndihmëse

• Foljet gjysmëndihmëse : (folja këpujore, folja me vlerë modale )

• Foljet që shprehin mënyrën e veprimit

• Foljet kalimtare dhe jokalimtare

• Foljet pavetor

Kategoritë gramatikore të foljes : Kategoria gramatikore e vetës . Kategoria gramatikore e numrit. Kategoria gramatikore e diatezës. Kategoria gramatikore e mënyrës. Kategoria gramatikore e kohës .

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore3 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar3 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix4 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet4 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore4 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook