Mix
Beniada tregon historitë e saj të dashurisë: Kam pasur dy lidhje, i pari ishte bjond, sylarush, si beb. Ndërsa i dyti…
Banorët kanë ndarë me njëri-tjetrin këtë mbrëmje historitë e tyre të para të dashurisë. Banorja e Big Brother Vip, Beniada Nishani ka treguar për dy histori dashurie që ajo i ka konsideruar ndër më të bukurat.
Modelja e ka cilësuar partnerin e dytë si lidhjen më të rëndësishme të jetës, që ka zgjatur shtatë vite.
“Për pjesën e dashurisë, unë nuk kam fare frikë të tregoj gjë. Kam dy histori shumë të bukura. I pari ishte bjond, sylarush, si beb, ishte i butë. Ai çuni tjetër më kujton një kohë shumë të bukur kur unë isha e vogël, e pafajshme. Më kujton një pjesë të Beniadës kur ishte e vogël. Kam pasur lidhjen më të rëndësishme të jetës sime nga 16 deri në 23 vjeçe”, tregon modelja.