Lidhu me ne

Radar

Satelitët për Partinë, ujin dhe bukën(me shpresë) për Shqipërinë!

Nga Respublica.al

Rama do të çojë satelitë në orbitë, Shqipëria 'një yll' mes superfuqive –  Dosja AL

Pak javë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria së shpejti so të jetë satelitin e vet. Ne duhet ta presim me gëzim edhe ëndrrën e një njeriu, sidomos po të mbajmë parasysh faktin se me satelitin tonë dhe vullnetin e hekurt për të bërë shtet, nuk do kemi nevojën e të huajve për parë nga ajri fushat me hashash. Çfarë tjetër të shikosh nga lart në Shqipëri? 

Mirëpo ky objektiv vjen e përshfaqet si një lloj kontrapunkti që i jep koloritin e ahengut qeverisjes, përderisa një fuqi hapësinore siç pretendon të jetë Shqipëria e Edi Ramës nuk mund t’i lejojë vetes që të mos ketë rregulluar ca gjëra të tjera. 

P.sh sot në media u shfaq mjeku Tritan Kalo me letër të lagur mbi kokë i cili ankohej për mungesë uji. Zotëria jeton në rrugën “Muhamed Gjollesha”, qendër e Tiranës. 

Dje, një përfaqësues i Universitetit Bujqësor, pedagog, deklaronte në MCN Tv se Shqipëria nuk ka kapacitete të kontrollojë dhe vlerësojë sigurinë dhe cilësinë e bukës. 

Mund të vazhdojë kjo listë, por ajo mjafton, sepse kur nuk di çfarë ha dhe nuk ke mundësi të lahesh, vështirë se ia ke terezinë daljes në hapësirë. 
Pordhët e mëdha grisin edhe brekët e reja, i thonë një fjale. Nuk e dimë sa aplikohet kjo thënie në këtë rast sepse nuk ka informacion mbi të brendshmet e qeverisë, por teksa ajo ëndërron të fluturojë lart, ne duhet të flasim përditë për gjërat këtu poshtë.

Sepse atë ajër thith dhe atë ujë pi edhe kjo kastë që paraziton si larvë mbi këtë vend. E themi këtë duke shtuar se deliret e madhështisë nuk marketohen dot për ëndrra të mëdha dhe duke shpresuar që me satelitët mos të ndodhë si me avionët e Air Albania

MË TEPËR

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook