Lidhu me ne

Radar

Berisha: Primaret ngjarje historike, PD u shkëput nga praktikat e errëta të Lulzim Bravës

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi këtë të Hënë se primaret e djeshme zhvilluar për zgjedhjet e kandidatëve në zgjedhjet e pjesshme, shënuan një ditë historike.

Berisha tha se me zgjedhjet e djeshme, Partia Demokratike u shkëput nga praktikat jo transparente, të dyshimta dhe të errëta, që sipas tij janë përdoruar në 8 vite nga Lulzim Basha.

“Falënderoj ata mijëra e mijë afetarë të PD që me votën e tyre bënë histori. Sollën sot përpara jush për herë të parë në historinë e pluralizmit kandidatë që janë propozuar, votëbesuar, tërësisht nga anëtarësia e PD. Këto nuk janë primaret e para në historinë e PD, primaret e para janë zhvilluar në vitin 200 me qeveritarë vendorë, por janë primaret e parë ku çdo kandidat është i atribuuar  i bazës së partisë. Asnjë nga ta s’janë kandidatë të Berishë apo komisionit të rithemelimit në kuptimin statutor, pra të propozuarit e tyre, por janë që të gjithë të propozuar të bazës së partisë që kanë mbështetjen totale të Komisionit të Rithemelimit dhe Berishës. Kjo i bën këto primare më demokratike të zhvilluara në ndonjë vend dhe mund tu them se dita e djeshme shënoi aplikimin e një standardi të paparë që s’ka eksituar ndonjëherë në Shqipëri. Dita e djeshme shënoi shkëputjen përfundimtare të PD-së nga praktikat jo transparente, të dyshimta, praktikat e errëta të përdoruara në 8 vite nga Lulzim Brava dhe shënoi mbajtjen e një premtimi të bërë anëtarësisë së PD-së në kuvendin e rithemelimit më 11 dhjetar, të drejtën e anëtarëve për të përzgjedhur përfaqësuesit e tyre në qeverinë vendore, parlament, në drejtim të PD-së në degët e tyre, por dhe kryeministrin e tyre. Kjo garë e djeshme u zhvillua brenda standardeve më të mira të zgjedhjeve të lira. Në këtë gare kanë marrë pjesë 21 kandidatura në rrethet Shkodër, Durrës Peshkopi, Vorë, Lushnje dhe Rrogozhinë, nga të cilat kemi 6 fituesit e garës”, tha Berisha në një koferencë për mediat.

“Por siç duhet falënderimin e parë unë do tu bëj të gjithë atyre anëtarëve që ushtruar të drejtën e votës dhe votuan të lirë për kandidatin që vlerësonin më të mirë. Një falënderim të përzemërt dua tu bëj të gjithë kandidatëve që e nderuan garën, e përballuan me dinjitet, devotshmëri dhe përkushtim dhe janë sot të vendosur sa ç’ishin dje të punojnë për fitoren  e PD në këto bashki. Dua të falënderoj kandiadtët që janë sot këtu para jush për punën e tyre të shkëlqyer dhe vlerësimin që merituan nga anëtarësia e PD në shumicë dërrmuese. Ne do bëjmë gjithçka në mbështetje të tyre që ata në 6 Mars të jenë qytetarë të parë të bashkive në të cilat garojnë, dua të falenderoj të gjithë ekipin, Komision e Rithemelimit, të procedurave zgjedhore për punën e madhe që bënë në një kohë rekord të shkurtër në realizimin e këtij procesi”, tha Berisha, ndërsa më tej fjalën e morën fituesit e primareve.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook