Mix
I drejtoni flokët me pjastër, kujdes nga gabimet që ju kushtojnë shumë
Flokët kanë një rëndësi të veçantë në pamjen tuaj. Gjithmone ne përpiqemi që me aq mundësi sa kemi të realizojmë një pamje sa më perfekte. Ndonëse mund të lodhemi asnjëherë nuk arrijmë që të bëjmë një krehje sic mund ta bëjë një profesionist.
Por problem qëndron se nëse ne përpiqemi për të bërë një krehje të tillë mund të shkaktojmë shumë probleme për shëndetin e tyre. Problemi kryesor janë pajisjet e nxehta, ndaj ne ju japim disa këshilla të dobishme dhe gabimet që duhet të shmangim gjatë përdorimit të pjastërit.
Filloni të përdorni pjastrin pa i tharë flokët mirë
Sigurohuni që flokët tuaja të jenë tërësisht të thata përpara se t’i drejtoni me pjastër
Nuk përdorni spraj mbrojtës ndaj nxehtësisë
Janë këto produkte që do t’ju mbrojnë flokët nga nxehtësia dhe nëse ju nuk i përdorni flokët do të digjen dhe do të humbin shkëlqimin brenda një kohe të shkurtër
Gradoni pjastrën në nivelin më të ulët të nxehtësisë
Ju mund të mendoni që ngrohja dëmton , gradimi më i ulët do i mbrojë ato. Jo, ju vetëm që nuk shpëtoni ndaj nxehtësisë por stilimi me nxehtësi të ulët do ju detyrojë që t’i bini disa here flokëve përsipër për t’u drejtuar duke rritur rrezikun e djegies.
Mos ushtroni presion dhe mos e tërhiqni me forcë ndërsa po krihni flokët
Kjo teknikë mund të bëjë që flokët tuaj të bien më shumë dhe të dobësohen që në rrënjë
Nuk përdorni krehër kur drejtoni flokët më pjastër
Sigurohuni që flokët të jenë të krehur e pa koklavitje, përpara se të përdorni pjastrën në mënyrë që gjatë procesit të krehjes me këtë pajisje të mos keni probleme
Gabimi i fundit lidhet me pastrimin e mjeteve stiluese
E mbani mend kur e keni pastruar për herë të fundit pjastërin tuaj gjatë përdorimin, pasi pastrami I tij ka një rëndësi të veçantë dhe në shëndetin e flokëve tuaja.