Lidhu me ne

Radar

Rama në rrethin e ngushtë të Soros/ Një pjesë nga libri që po `trazon` SHBA-të

Në disa nga takimet e fundit me ndjekësit e tij, Sali Berisha, ka përmendur disa herë librin e sapo botuar të gazetarit amerikan, Mat Palumbo, për Xhorxh Sorosin dhe oktopodin e tij global.

Ish-kryeministri e cilëson librin me titull, “Njeriu pas kuintave”, si një “best seller” i cili po demaskon fuqinë e Xhorxh Soros në administratën Biden e cila e ka shpallur atë vetë “armik”.

Mat Palumbo nuk është se njihet si një nga emrat më të shquar në mediat amerikane, por së fundmi ai është bërë i famshëm në Shqipëri për disa artikuj dhe intervista, ku përpiqet që të zbulojë lidhjet e Edi Ramës dhe të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken me miliarderin Soros.

The Failure of Soros's Philosophy in Albania - Exit - Explaining Albania

Të gjithë këta së bashku, në konspiracion për të shpallur “non grata” Sali Berishën!

Fakt është se pakkush tjetër në politikën moderne e ka fuqinë dhe ndikimin e Xhorxh Sorosit, si brenda SHBA-ve dhe jashtë tyre.

I mbështetur nga dhjetëra miliarda dollarë që ka grumbulluar gjatë karrierës së tij, Sorosi ka dorën e tij në ndikimin tek mediat, shoqëritë civile, kolegjet, zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet globale, politikat lokale të SHBA-së dhe shumë më tepër. I pajisur me një dokumentacion kohësisht të gjerë dhe të pasur, tek libri “Njeriu pas kuintave”, gazetari investigativ Mat Palumbo hedh për herë të parë një dritë të plotë rreth përmasave dhe amplitudës së këtij ndikimi të Sorosit, i cili është shfaqur shpeshherë edhe në trajtën e një diktati apo subversioni.

Alfapress.al sjell sot hyrjen e këtij botimi të sapo hedhur në tregun amerikan, ku flitet edhe për rrethin e ngushtë të Xhorxh Soros, ku me njerëzve shumë të fuqishëm në botë, futet edhe Edi Rama.

Alexander Soros, PhD on Twitter: "Great to be back in lovely #Albania and  meet with Prime Minister @ediramaal about prospects for regional  #cooperation, #economic advancement, and #inclusivegrowth!  https://t.co/ve704ffRaQ" / Twitter

Parathënia e librit
“Qëllimi im është të bëhem ndërgjegjja e botës”/ George Soros

E thënë sa më thjesht, në politikë nuk ekziston asnjë njeri më me influencë sesa Xhorxh Soros, sa i përket pasurisë, ndikimit të drejtpërdrejtë në sferën globale, si dhe ndikimit të tërthortë përmes infrastrukturës politike që ndërtoi përgjatë jetës.

Pasuria e tij kap shifrat e 8.6 miliardë dollarë – e cila është tërë sa i mbeti pasi u “dhuroi” 32 miliardë dollarë përgjatë jetës Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur (FSHH) që krijoi, të cilat janë mekanizmat që ai përdor për të shtrirë ndikimin e tij.

Mbani parasysh sakaq, se sa herë që përmend “financimet e Sorosit” kudo dhe në gjithçka, kam parasysh ato të kryera përmes FSHH-ve). Sipas Forbes-it, asnjë miliardier tjetër nuk ka “dhuruar” një pjesë kaq të madhe të pasurisë së tij, pavarësisht se të tilla “donacione” janë më së shumti për përfitime ideologjike vetjake.

Djali i George Soros në jug të Shqipërisë me Ramën – Balkanweb.com – News24

Edhe pa njohur qoftë edhe një gjë të vetme rreth Sorosit, një panoramë sipërfaqësore në lidhje me rrethin e tij të ngushtë të bashkëpunëtorëve mund ta përftojmë fare thjesht duke lexuar listën e të ftuarve në ceremoninë e martesës së tij të tretë më 2013.

Në këtë listë përfshihen, mes të tjerësh, edhe Presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim, Presidenti i Estonisë Toomas Hendrick Ilves, Presidenti liberian Ellen Johnson Sirleaf, Kryeministri shqiptar Edi Rama, Drejtori i Përgjithshëm i FMN-s Christine Lagarde,

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom, dhe Nancy Pelosi. Mes tyre ishte i pranishëm edhe Bono (Paul David Heëson, këngëtar dhe bamirës), pa u ndalur tek 500 e ftuarit e tjerë.
Pavarësisht se njerëzit e familjarizuar me zhvillimet e politikës janë të vetëdijshëm për Sorosin dhe veprimtaritë e tij, ai sërish vijon që të fusë hundët kudo, duke ua mohuar ndikimin e tij disave, dhe duke u mburrur për të tek disa të tjerë.

Loja me rusët dhe George Soros, mik i Edi Ramës - Rilindja Demokratike

Një prej këtyre rasteve lidhet me mbështetjen e Sorosit për grushte shteti në emër të “demokratizimit”. Në një intervistë për New Yorker, më 1995, Sorosi e pranon misionin “subversiv” të rrjetit të tij, çka e ka shtrënguar që të përdorë një “larmi maskash”.

“Unë them një gjë në një vend, dhe një gjë tjetër në një vend tjetër”, shprehet Sorosi me të qeshur.

Kur Presidenti i Gjeorgjisë Eduard Shevardnadze u rrëzua nga pushteti, Sorosi e mohoi që të kishte dorë në këtë ngjarje, duke u thënë gazetarëve në 31 mars 2004: “Gjithçka në Gjeorgji u bë nga populli gjeorgjian, jo nga unë. Unë vetë jam dorëjashtë në këto zhvillime”, ndërkohë që tre muaj më pas, në një intervistë për Los Angeles Times, Sorosi do të shprehej: “Jam tejet i ngazëllyer nga ajo çfarë ndodhi në Gjeorgji, madje ndihem jashtëzakonisht krenar që dhashë kontributin tim në këto zhvillime.”

Nga ana tjetër, është rutinë tashmë të ndeshesh me shkrime (në mënyrë të veçantë të atyre që kanë përfituar financime prej Sorosit) që t’i hedhin poshtë të gjitha akuzat në lidhje me ndikimin e Sorosit dhe të pohojnë se këto akuza janë shprehje dhe shfaqje e “antisemitizmit”, pa u vramendur të bëjnë verifikimet e duhura nëse të tilla akuza kundër tij janë apo jo të vërteta (dhe kjo për shkak se të tilla akuza janë të vërteta).

Do apo nuk do Sorosi që ne të mësojmë se cilat janë përmasat e vërteta të ndikimit të tij, fakti është se ndikimi i jashtëzakonshëm dhe natyra qartësisht e plotfuqishme e Sorosit është diçka për të cilin ky vetë punoi një jetë të tërë për t’i arritur.

Në këto faqe do të përpiqemi të sjellim për lexuesin pikërisht historinë e një njeriu të tillë dhe të ndikimit që arriti të ketë në sferën globale.

/AP/

MË TEPËR

Sport17 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix17 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix17 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix18 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix18 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix18 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix18 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix18 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix18 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix19 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook