Lidhu me ne

Kryesore

Berisha bën “Primaret”, premtimi i Bashës për 8 vjet që nuk u mbajt kurrë

Lulzim Basha ka folur shumë për “primaret”. I premtoi që pasi u zgjodh në krye të Partisë Demokratike, por nuk i zbatoi kurrë.

Mbështetësve të Sali Berishës iu dha mundësia këtë të dielë për t’u shprehur mbi kandidatin e preferuar më 6 Mars në bashkitë e Shkodrës, Lushnjës, Durrësit, Rrogozhinës, Vorës dhe Dibrës.

Për “primaret”, votimi brenda partisë për kandidatin e preferuar sipas modelit të presidencialeve në SHBA, është folur shumë vitet e fundit. Sfida ka qenë për kryetarët e partive opozitare, të cilët kanë dashur të japin mesazhin se kanë një koncept më perëndimor të lirisë me bashkëpuntorët e tyre. Pavarësisht fjalëve, as Rama dhe as Basha nuk e vunë asnjëherë në zbatim.

Listat e kandidatëve për deputetë të PS dhe PD dolën gjithnjë në momentet e fundit, pas mesnate dhe para mbarimit të afatit ligjor për regjistrimin në KQZ. Kjo shfaqje është parë gjithnjë si provë e kontrollit të partisë me dorë të fortë nga kryetari.

Lulzim Basha ka folur shumë për “primaret”. I premtoi që pasi u zgjodh në krye të Partisë Demokratike, por nuk i zbatoi kurrë. Fillimisht pati idenë se mund t’i zbatonte në mënyrë të pjesshme në radhët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në takimin e 9 Marsit të 2015 u thoshte të rinjve:

“Unë kam vendosur ti propozoj Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike adoptimin e kuotës së përfaqësimit të të rinjve prej 35 % në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Tani e thashë pak si gjë të madhe por nuk u kam dhënë më shumë seç u takon. Po tu kisha dhënë 50 % edhe mund ta meritoja kete duartrokitje. Kam vetëm një kusht dhe besoj se është kushti i gjithsecilit prej jush këtu. Nuk do t’i caktojmë. Do ti zgjedhim me debat dhe primare si republikanët e demokratët në Amerikë e do ti japim Shqipërisë një tjetër leksion demokracie”

Të njëjtën ide ia thoshte edhe në takim amerikanëve gjatë vizitës në SHBA, kur u fliste për primaret në kuotat e të rinjve në PD. Në një pritje të Rrjetit të Sipërmarrësve amerikano-shqiptarë në Shtetet e Bashkuara në 30 Mars të 2015, Lulzim Basha shprehej:

“Një javë para se të udhëtoja në SHBA, unë shpalla vendimin për t’i propozuar Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike diçka që është e pazakontë jo vetëm për Shqipërinë dhe Ballkanin, por për Europën por që është diçka që ju jeni mësuar këtu në SHBA; 35 për qind që do të thotë 39 kandidatë për anëtarë parlamenti nga Partia Demokratike e Shqipërisë në zgjedhjet e ardhshme do t’i përkasin një brezi vajzash e djemsh më të rinj se 35 vjeç të zgjedhur sipas stilit demokratik amerikan të primareve”, tha Basha.

Të njëjtën ide ia tha gjatë vizitës edhe kreut të Institutit Republikan Amerikan, Mark Green, siç njoftoi PD në një mesazh për median. (Foto më lart)

Premtimi për “primare” u përsërit edhe për ca kohë në takimet me të rinjtë dhe më pas u harrua. Dalëngadalë, u harrua edhe zgjedhja nga FRPD e 35% të kandidatëve për deputetë.

Në fillim të vitit zgjedhor, në Janar të 2017 artikulimi ndryshoi. Basha thoshte se i donte “primaret” në Partinë Demokratike, por jo në ato zgjedhje, por të tjerat. Në një intervistë për emisionin Fakt, kreu i demokratëve madje shprehej i shqetësuar për efektin që do të kishin zgjedhja e kandidatëve nga anëtarësia.

Basha: Unë jam edhe për garë për kandidatin brenda partisë, “primare” sikurse i thonë në SHBA, kandidatin për deputet të mos e vendosë as kryetari, as kryesia, asnjë forum partiak, por ta vendosin anëtarët, me një anëtar një vote.

Peka: Kur jeni për “primare”pse nuk e praktikoni?

Basha: Unë jam për të gjitha këto dhe unë kam shpallur që primaret, pra votimi nga anëtarësia është objektivi im si kryetar i Partisë Demokratike. Sigurisht, do të jenë të vërteta jo fallse. Cfarë kam parasysh me këtë. Nëqoftëse do të jetë Cim Peka që është pesë herë në ditë në lajme me një tjetër që është shumë i gatshëm për të marrë përgjegjësinë e deputetit, sigurisht ti je më i njohur. Pra duhet të ketë dhe një platformë, të garantohet dhe një farë barazie dhe PD dhe unë jemi të angazhuar ta ndërtojmë këtë platformë dhe nuk bëhet shpejt, por do të fillojmë që këtë vit, që këto zgjedhje ta planifikojmë dhe do ta përdorim në një territor të caktuar me qëllimin, dhe unë këtë do ti kërkoj Këshillit kombëtar, që zgjedhjet e ardhshme parlamentare, jo këto, por në të tjerat të aplikojmë “primaren” në nivel kombëtar.

Para zgjedhjeve të 2017, Lulzim Basha ngriti në bulevard çadrën e protestës për largimin e Ramës nga posti i kryeministrit. Në ekzaltimin e mbështetjes së demokratëve në çadër, Basha shkoi më tej duke thënë se ishte gati për primaret, që sigurisht nuk i bëri kurrë.

“Unë dua që të kemi një fuqizim total të qytetarëve, për të vendosur kandidatët. Kjo kompetencë të mos jetë siç është, de facto, e kryetarëve të partisë, por të jetë një kompetencë sa më afër qytetarëve. Do propozimin tim? Propozimi im është, me ligj, primare të detyrueshme për partitë, dhe pastaj sistem mazhoritar me korrektim proporcional. Por kjo, na fut në një diskutim që na nxjerr nga aktualiteti, nga gjendja akute ku ndodhet vendi” shprehej kryetari i Partisë Demokratike në 21 Mars në një intervistë për Vizion Plus.

Pas humbjes së zgjedhjeve, Basha nuk i harroi Primaret. Me maskën e liderit perëndimor, doli para gazetarëve me premtimin se do të niste nga puna për organizimin e primareve. Ishte mars i 2018.

“Ky është modeli që unë ofroj. Ky është modeli që Partia Demokratike e ka në statutin e saj dhe me ndihmën e partnerëve tanë, shumë shpejt do të nisim hapat për të organizuar “primaret” brenda Partisë Demokratike, me qëllim evidentimin e zonjave, zonjushave, burrave, grave dhe djemve më të zotë që do ti përfaqësojnë në garën e ardhshme për një parlament të lirë nga krimi, për një parlament që do t’i takojë qytetarëve shqiptarë” shprehej Basha, duke mbajtur gjallë shpresën tek demokratëve se më në fund do t’i jepte atyre një proces për të zgjedhur kandidatët për deputetë.

Primaret i kishte në gojë edhe gjatë protestave të dhunshme të vitit 2019. Sipas Bashës, atëherë partitë duheshin detyruar me ligj t’i jepnin mundësi anëtarësisë të zgjidhte vetë kandidatët që donte.

“100 deputetë me dy dhoma, me senat apo proporcional kombëtar me lista të hapura apo sisteme të tjera që bëjnë të mundur primaret brenda partive në mënyrë të detyrueshme ligjore; Forcimi i kompetencave të tjera, duke përfshirë ato të presidentit, pse jo, një president të zgjedhur nga populli” shprehej kreu i PD-së.

“Primaret” i përmendi edhe në selinë qendrore të Partisë Konservatore Britanike në Londër, kur u prit nga Kryetari i Partisë Konservatore britanike z. Brandon Leëis në Maj të vitit 2019. Atëherë fliste me britanikët për modernizimin e Partisë Demokratike dhe nuk ngurronte të premtonte fuqizimin e anëtarësisë sipas modelit britanik.

Siç dihet tashmë, Lulzim Basha i zgjodhi vetë kandidatët për deputetë, me të cilët garoi në 25 Prill. Zarfi me listën e kandidatëve doli pas mesnate në afatet e fundit të përcaktuara nga KQZ dhe ishte ekskluzivitet i kryetarit dhe njerëzve pranë tij.

Primaret sot i zhvilloi Sali Berisha. Një pjesë e mirë e demokratëve iu përgjigjën duke dalë në votime. Nga selia e Bashës doli një njoftim pa emër, që thoshte:

“Një proces ku Berisha emëron, Berisha voton, Berisha numëron, është vetëm vijimi i tollovisë së krijuar nga personi i shpallur non grata për korrupsion”

Në fakt, procesi që organizoi Berisha mund të ketë edhe probleme, por për 8 vjet Lulzim Basha nuk i dha anëtarëve të partisë së tij, atë që Berisha ua serviri brenda 8 ditësh./Lapsi.al

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook