Radar
Berisha: Më 2020, Rama 10% më shumë pushtet se Ramiz Alija në vitin 1991
Berisha: Lulzim Pengu, peng i një dosje për pastrim parash
Edhe në Vaun e Dejës ku mbajti ‘Foltoren’ këtë të diel, në ditën kur po mbahen primaret për zgjedhjet e kandidatëve për kryetar bashkie më 6 mars, Sali Berisha nuk hezitoi të ngrejë akuza ndaj Lulzim ‘Bravës’, siç e quan ai.
Berisha u shpreh se Basha është peng i një dosje për pastrim parash. Ai u shpreh se Basha pranoi të largojë Berishën nga politika për të mos shkuar në burg.
‘Edi Rama është njëra anë. Sot siç e shifni ju, kallp opozitën, apo pengbashën nuk e mbështet vetëm Edi Rama, por fatkeqësisht e mbështesin edhe përfaqësues të vendit të madh të lirisë dhe kjo mbështetje është një lojë e rrezikshme me pluralizmin në Shqipëri.
Fatkeqësisht, sot Bashën nuk e mbështet vetëm Edi Rama, por edhe përfaqësues të vendit të madh të lirisë. Kjo mbështetje është një lojë e rrezikshme për pluralizmin në Shqipëri. Kë po mbështesin ata me përkrahjen ndaj Lul Bravës?
Ai peng i tyre, i marr me dosjen Muzin. Lulzim Basha është i marr peng me një dosje për larje parash në SHBA dhe Tiranë. Ai firmosi që për të mos shkuar në burg, do të largonte Sali Berishën nga politika. Kjo është e vërteta’, tha Berisha.
Berisha: Shqipëria plot me drogë e korrupsion, por ambasadorja nuk tha një fjalë
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim me demokratët e zonës së Vaut të Dejës.
Gjatë fjalës së tij me demokratët, Berisha ka pyetur përfaqësuesit e SHBA në Tiranë se si ka mundësi që mbështesin Ramën, kur në Shqipëri shpërthen droga dhe korrupsioni.
‘Si ka mundësi që Shqipëria u mbush me drogë dhe ju nuk thatë asnjë fjalë. Si ka mundësi që kur drejtësia italiane solli dosjen e përfshirjes në trafiqe të ministrave, i krahasuat këto gjyqe, me proceset komuniste. Si ka mundësi që në Shqipëri shpërthejnë afera korruptive dhe nuk thoni një fjalë, një deklaratë.
Si ka mundësi që nga Shqipëria ikin investitorë të mëdhenj të huaj dhe ju nuk thoni një fjalë. Si ka mundësi që nga ky vend ikin 550 mijë qytetarë dhe ju nuk thoni asnjë fjalë kundër Ramës.
Si ka mundësi që shqiptarët nuk marrin dot drejtësinë dhe ju mbështesni reformën e dështuar në drejtësi. Si ka mundësi që ju mbështesni një njeri që kaloi nga humbja në humbje, nga afera në aferë?
Mos mendoni se mbështesin Lulzim Bashën. Jo mbështesin Edi Ramën. Këtë ne nuk mund ta pranojmë. Mbështetet Edi Rama sepse është mik me Sorosin. Ne jemi mik me SHBA-të. Kjo e primareve është praktikë e SHBA’, tha gjatë fjalës së tij, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.
Berisha: Më 2020, Rama 10% më shumë pushtet se Ramiz Aliaj në vitin 1991
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim me demokratët e zonës së Vaut të Dejës.
Ai ka prezantuar një studim ku thuhej se Edi Rama në vitin 2020 kishte 10 përqind më shumë pushtet se Ramiz Aliaj në vitin 1991.
‘Edi Rama në vitin 2020 ka pasur 10% më shumë pushtet se Ramiz Aliaj në vitin 1991.
Në këtë gjë, kontribut të madh ka dhënë Xhorxh Sorrosi. A e keni dëgjuar ndonjëherë nga zonja Kim të thotë ndonjë fjalë? Asnjëherë.
Por ajo thërret gazetarë në ambasadë duke u thënë të mos transmetojnë foltoren, duke shkelmuar kushtetutën e SHBA. Sikur vjen nga mbretëria e censurës, jo vendi i lirisë. Kjo është e vërteta e pushtetit të Edi Ramës sot. Këtë e arriti me reformën ne drejtësi, mbështetjen e mafias së tij.
Rezultantja është 530 mijë shqiptarë të larguar nga Shqipëria. Praktikisht po na shkatërrohet e ardhmja.
Nuk mundet kurrë dikush të na caktojë kryetarin ne. Të na thotë se cili deputet të hyjë në parlament e cili jo, përveç se votës tuaj.
Duke mbetur miq të SHBA nuk mund të pranojmë Xhorxh Sorosin në Shqipëri. Nuk mund të pranojmë Ballkanin e Hapur, shitjen e Kosovës. Të gjithë këto projekte në favor të Serbisë dhe jo në favor të shqiptarëve’, tha lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.