Radar
“Prishen shtëpitë për të ndërtuar kulla”/ Berisha: Ky është shtet barbar horrash
Ish kryeministri Sali Berisha nga takimi me demokratët në Vaun e Dejës, është ndalur dhe tek cështja e ‘5 Majit’ .
Berisha u shpreh se nënë Liza është një heroinë e vërtetë.
Ai shtoi se qeveria barbare prish shtëpitë dhe ndërton kulla për interesa personale.
‘Nënë Liza është heroike. Ajo donte të flijohej, sepse një shtet barbar e horrash, e njofton sot për nesër se do të prishë shtëpinë.
Në çdo shtet, vendet hapin rrugë, ndërtojnë blloqe të reja, por këta bëhen duke respektuar ligjet dhe të drejtat e qytetarëve, nuk i shkohet si pushtues tjetrit për t’ja prishur shtëpinë, kur je i detyruar t’i garantosh strehimin.
Rama prish shtëpinë për të ndërtuar kulla.
Në çdo vend të botës, prona dhe posedimi i pronës mbrohen me ligj dhe ai që ka shtëpinë aty prej vitesh, shteti është detyruar ta strehojë dhe të bjerë në marrëveshje me të.
Por, këta nuk kanë moral e shpirt, por mendojnë vetëm për pasurim personal në kurriz të qytetarëve’, – u shpreh Berisha./