Mix
“Dëgjoni anën time të historisë”, Beatrix Ramosaj i përgjigjet kritikave me këngën e saj të re
Beatrix Ramosaj para disa ditësh u eliminua nga shtëpia e BBV dhe u largua nga vëmendja mediatike edhe pse të gjithë po prisnin një deklaratë të sajën. Pas një postimi të gjatë që bëri, Beatrix vendosi t’i përgjigjej të gjithë kritikave përmes këngës.
“Tani mund të dëgjoni anën time të historisë̈”, shkruan ajo krah videos së këngës ku tregon ndjesitë e saj. Kënga e re ishte paralajmëruar prej ditësh nga këngëtarja, por askush se priste kaq shpejt.
Gjithashtu kjo këngë është konsideruar nga fansat dhe si një dedikim për të dashurin e saj, Donald Veshajn. Kënga deri tani ka arritur mbi gjysmë milioni klikime.