Lidhu me ne

Kryesore

Rroftë trushplarja ” Fajin e ka Saliu ” Shifra e re e qeverisë, borxhi më 2021 arriti në 80.1% të PBB-së, rekord i pas viteve ‘90

Revista Monitor

Shifra e re e qeverisë, borxhi më 2021 arriti në 80.1% të

Në parashikimet e reja të Kuadrit Makroekonomik 2023-2025, Ministria e Financave raportoi se borxhi publik i vendit vlerësohet të ketë arritur në 80.1% të PBB-së më 2021, duke shënuar një rekord gjatë periudhës së tranzicionit.

Borxhi në këto nivele u rrit pas emetimit të një Eurobondi me vlerë 650 milionë euro në fund të vitit të kaluar.

Të dhënat nga Kuadri Makro tregojnë se, borxhi publik në vlerë pritet të arrijë mbi 1.34 trilionë leke më një sheste 124 miliardë lekësh (1 miliardë euro) në raport me vitin pandemik 2020. Megjithatë shifrat mund të ndryshojnë në përllogaritjen që do t’i bëhet ecurisë së treguesit në tremujorin e katërt të vitit 2021.

Por sipas shifrave të Kuadrit Makroekonomik, borxhi i ri i formuar këtë vit është mbi 20% e të ardhurave buxhetore të pritshme gjatë vitit 2021.

Me herët gjatë vitit 2021, Banka Botërore lajmëroi se rritja e borxhit publik të vendit në rekorde historike do të ulë aftësinë e qeverisë për të shpenzuar në projekte investimesh apo drejtime të tjera pas vitit 2021.

Qeveria shfrytëzoi fatkeqësitë natyror , tërmetin dhe pandeminë për të rritur borxhin publik me rreth 2 miliardë euro në dy vitet e fundit edhe pjesa më e madhe e tij u përdor për financimin e projekteve që nuk kishin lidhje me fatkeqësitë. Qeveria e hodhi gurin e fundit në drejtim të rritjes së borxhit publik për shpenzime, që nuk kanë lidhje me financimin e pasojave direkte të krizave dhe as me rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë me një akt normativ në qershor të vitit 2021, i cili përveç buxhetit 2021 ndryshoi edhe ligjin organik të buxhetit.

Akti normativ i qeverisë autorizoi rritjen e borxhit nëpërmjet zgjerimit të deficitit buxhetor në 120 miliardë lekë (rreth 1 miliard euro) nga 108 miliardë lekë që ishte në fillim të vitit, duke e çuar totalin e detyrimeve rreth 1,3 triliardë lekë (afërsisht 80% e PBB-së së parashikuar në buxhetin fillestar).

Shtesa në borxh u autorizua nga qeveria për të financuar me borxh disa projekte afatgjata, të tilla si ndërtimi i Unazës së Re, Teatrit Kombëtar dhe Tunelit të Llogorasë ende pa sheshuar efektet direkte të dy krizave të fundit. Për më tepër, zgjerimi i borxhit u bë me akt normativ, duke thyer edhe rregullin fiskal që është përcaktuar në ligjin organik të buxhetit, i cili nuk lejon masa fiskale që rrisin borxhin në përqindje të PBB-së.

Gjatë vitit të fundit, qeveria e ka rritur borxhin publik me ritme më të shpejta se sa rritja ekonomike e vendit. Të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë rritur me ritme më të ulëta se sa borxhi për frymë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në raportin e fundit për Shqipërinë në dhjetor të vitit të kaluar shprehu shqetësim për për rritjen e rreziqeve fiskale të vendit dhe mungesën e të dhënave të sakta për projektet e partneritetit publik privat (PPP). Vendimet e gjykatave, skema e re e garancive për sektorin privat dhe mbështetja për kompanitë energjetike vlerësohen gjithashtu si rreziqe të shtuara të cilat rrisin detyrimet e paraportuara. /MONITOR/

Shifra e re e qeverisë, borxhi më 2021 arriti në 80.1% të
Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix4 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix6 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix7 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix7 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Radar10 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar10 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix1 ditë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Facebook