Lidhu me ne

Radar

Nisin ‘ndëshkimet’ edhe në Kuvend/ Luan Baçit i ndërrojnë karrigen: Më thanë do rrish në korridor, mos zbatoni porositë e Bashës

Nisin 'ndëshkimet' edhe në Kuvend/ Baçit i

Deputeti demokrat Luan Baçi ka ngritur në seancën plenare si shqetësim “ndëshkimin” që po iu bëhet nga Kuvendi me “porosi” të Lulzim Bashës mbështetësve të Sali Berishës.

Ai bëri me dije se vendi i tij në Kuvend ka ndryshuar dhe tashmë duhet të ulet në rreshtin e fundit. Baçi iu drejtua kryeparlamentares Lindita Nikolla duke i kërkuar që të zbatojë rregulloren dhe jo urdhrat e kryedemokratit Basha.

Sipas tij, kjo është një porosi e Bashës. Baçi deklaroi se dikush i kishte thënë se vendin e ka në korridor. Deputeti theksoi se në Kuvend ndodhet prej demokratëve dhe jo nga Basha.

Ai i tërhoqi vërejtje Nikollës se nuk ia jep fjalën dhe kur e kërkon, duke e krahësuar këtë situata si me ndëshkimet që u bëhen nxënësve në shkolla.

“Është në detyrën tuaj të zbatoni rregulloren dhe të na jepni fjalën për procedurë kur e kërkojmë atë. Rastet kanë qenë të përsëritura personalisht me mua. Duhet që të çohemi në këmbë, ndoshta dhe të bërtasim për të marrë fjalën.

Do ta bëjmë edhe këtë në fund fare nëse nuk do të na kushtoni vëmendje. Seancën e parë u paraqita në Parlament dhe te vendi ku duhet të ulesha gjeta një emër tjetër.

Të paktën kur merrni një porosi nga një deputet i zakonshëm siç është z.Basha që mund t’iu sjellë shkresë pas shkrese për t’u ndërruar vendet deputetëve si nxënësit në shkollë dhe ju jeni drejtoresha e shkollës, kur duhet të dënoni një nxënës për ta çuar në rreshtin e fundit.

Mendoj se ju duhet të konsultoheni para se të merrni këto vendime, para se të bëni përjashtime nga grupi apo pezullime është në detyrën tuaj që ne të marrin informacion paraprak.

Dikush më tha se emrin e ke në korridor, do rrish në korridor. Mendoj se këtë vendin këtu nuk ma keni caktuar as ju, as z. Basha dhe askush tjetër. Dhe sa për dijeninë tuaj dhe të z.Basha unë jam deputet i qarkut të Fierit dhe deputeti më i votuar nga ata që radhiten atje në fillim. Mua më përjashtojnë vetëm demokratët dhe jo ju e Basha”, tha Baçi.

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook