Lidhu me ne

Mix

Femra mbani shënim, ja si ta bëni mashkullin të dashurohet pas jush

Femrat kanë si qëllim kryesor që të bëjnë një mashkull të dashurohet pas tyre. Nuk duhet t’i kushtoni rëndësi pëlqimit të tij ndaj jush por duhet të përqëndroheni tek mënyra se si ta bëjmë atë të dashurohet pas nesh.

Për të arritur këtë qëllim ndaj një mashkulli duhet të jeni gjithmonë vetvetja, edhe nëse personi që keni në krah mund të mos e pëlqejë një gjë të tillë.

Nëse vërtet dëshironi që një mashkull të bie në dashuri me ju, duhet të kuptoni njerëzit dhe nevojat e tyre. Në këtë mënyrë mund ti përdorni këto gjëra në avantazhin tuaj.

Më poshtë do të lexoni disa këshilla që ju vijnë në ndihmë për të bërë një mashkull që të bijë në dashuri me ju;

Vishuni në mënyrë tërheqëse

Meshkujt tërhiqen vizualisht dhe femrat dinë ta përdorin këtë truk më mirë se të gjithë. Kur keni një takim me personin që pëlqeni vishuni në mënyrë tërheqëse dhe nëse vëreni që ai po ju shikon fshehurazi apo ju komplimenton atëherë keni goditur në shenjë. Dhe nëse meshkujt e tjerë në rruga apo lokal ju shikojnë atëherë kjo do e bëjë atë t’ju dëshirojë më shumë. Meshkujt janë shumë konkurrues kur vjen puna për të joshur një femër. Tërheqja e shikimeve të meshkujve të tjerë do të bëjë që ju të merrni më shumë vëmendje nga personi që pëlqeni dhe sigurisht që ai do ta ndjejë veten me fat që ju ka në krah.

Tregohuni të këndshme dhe buzëqeshni shpesh

Meshkujt nuk i rezistojnë dot as edhe një buzëqeshje të bukur dhe nëse tregoheni e këndshme dhe e ngrohtë gjatë bisedës, ai do ta pëlqejë shumë këtë fakt. Kalojini flokët prapa veshit kur jeni duke ju përgjigjur ndonjë pyetje të sikletshme, skuquni pak kur ju komplimentojnë apo qeshni me shakatë e tij. Këto janë disa detaje që mashkulli do ti pëlqejë shumë. Kur një takim kalon bukur dhe ka flirt mes çiftit, kjo do ta bëjë mashkullin të ndihet mirë me veten e tij dhe ta vlerësojë më shumë femrën. Një mashkull gjithmonë e do një femër që e bën të ndihet një njeri më i mirë.

Mos u sillni ashpër

Meshkujt nuk tërhiqen aspak nga femrat e ashpra dhe arrogante. Nëse tregoheni e ashpër e personat përreth apo arrogante me kamerierin, mashkulli do të largohet nga ju. Burrat i pëlqejnë femrat që mbajnë qëndrim, por nëse ajo shprehet në formën e arrogancës ai nuk do të bie kurrë në dashuri.

Lidhuni intelektualisht me mashkullin

Një bisedim flirtues dhe i ëmbël është i këndshëm, por nëse gjatë bisedave nuk ka seriozitet atëherë shumë shpejt do të bëhen të mërzitshme. Gjatë takimeve mundohuni të lidheni intelektualisht me të, flisni për aspirimet në karrierë, ambiciet dhe bëjeni atë të shikojë që ju mund të zhvilloni biseda serioze dhe të vlefshme për jetën.

Kontaktoni sa më shumë me sy

Kontakti me sy dhe situatat romantike mund të bëjnë që dy njerëz qe bien në dashuri me njëri-tjetrin. Kur jeni duke biseduar me të, nguljani sytë thellë ndërsa ai flet. Kjo do të bëjë që ti trazoni zemrën atij.

Prekjet e lehta dhe të buta

Meshkujt nuk mund ti rezistojnë prekjeve të femrave. Gjatë takimeve tuaja, përqafimeve, takimit të duarve prekeni atë butësisht dhe pak më gjatë nga sa është e nevojshme. Kjo do ta bëjë mashkullin më të emocionuar dhe do të ndezë një kimi mes ju të dyve. Gjithashtu edhe veshjet e pëlhurave të buta dhe ndjesia e tyre në lëkurë ndikon në emocionet e mashkullit.

Mos u jepni lehtësisht dhe të plotësoni çdo dëshirë të tyre

Kjo është pak e ndërlikuar, por mënyra më e nevojshme për të bërë një mashkull për vete. Kur ju jeni e dashuruar kërkoni të kaloni më shumë kohë me të dhe të keni një kontakt fizik më të madh. Edhe pse është e rëndësishme të takoheni është po aq e rëndësishme që secili të ketë hapësirën e tij. Pastaj mungesa e disa takimeve do të bëjë që atë ta marrë malli për ju.

Tregojini talentet që keni

Gjatë takimeve tuaja tregoji nëse keni ndonjë talent për diçka të caktuar. Ai mund t’ju pëlqejë për atë që jeni, por nëse i tregoni ndonjë talent të fshehur kjo do ta surprizojë në mënyrë të lumtur dhe do të bëj që të bie në dashuri me ju.

Mos bini dakord në çdo gjë që thotë

Përputhshmëria është shumë e mirë për mbajtjen e një lidhje të lumtur, por jo gjithmonë duhet të pranoni atë që një mashkull thotë apo dëshiron të bëjë. Ndonjëherë ndonjë mosmarrëveshje mund të bëj që ai të respektojë më shumë opinionin tuaj. Ai dëshiron të flirtoj me ju por në të njëjtën kohë kërkon edhe një vajzë intelektuale.

Mos ja bëni të ditur që jeni të dashuruara marrëzisht pas tij

Meshkujt duan kohën e tyre për të rënë në dashuri. Ato asnjëherë nuk gënjejnë veten kur janë të dashuruar dhe për këtë marrin kohën e nevojshme për të analizuar mirë lidhjen sipas ikub.al Ju nuk duhet ti bëni kurrë të ditur që e dashuroni një mashkull sidomos kur jeni në fazat e para të lidhjes. Ju mund ti tregoni që e pëlqeni atë por jo që do bëni çdo gjë për të.

MË TEPËR

Sport6 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix6 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix6 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix6 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix6 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix6 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix7 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix7 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix7 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix7 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook