Lidhu me ne

Radar

Berisha mesazh Yuri Kim: Nëse vërtetë të intereson lufta kundër korrupsionit insisto te tenderat e hapur

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me mbështetësit e tij në Patos

Gjatë fjalës së tij Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai u shpreh se sistemi i drejtësisë në vend është i kapur, ndërsa nuk ngurroi t’i drejtohej me një mesazh edhe ambasadores amerikanë në Tiranë Yuri Kim.

Berisha, u shpreh se nëse ambasadorja amerikane është e interesuar për luftën kundër korrupsionit të Shqipëri ajo duhet të insistojë në tendera të hapura.

‘Edi Rama është kreu i meduzës dhe një armik i egër i shqiptarëve në 8 vite ka shpërdoruar 8.2 miliardë euro. Shikoni çfarë bën me një institucion që i ka mbetur pa kapur, përdor tritolin , SPAK dhe të gjitha mjetet legjitime në vend që të presë zgjedhjet. problemi i Berishës është tërësisht personal , kam hapur padi për shpifje . Ju garantoj se edhe 100 vite nuk kanë për të gjetur prova për shpifjen që kanë ngritur ndaj meje. Por nga ana tjetër kjo është një motiv që unë të vazhdoj betejën. Ndërkohë Kim që kalon nga sekretare ideologjike e PS kalon në zëdhënëse e Bravës, kam dy fjalë: Në këtu jemi jemi pro-amerikanë dhe mirëpresim investitorë amerikanë, por theksoj që kompania më e fuqishme amerikanë që ka ndërtur në Shqipëri ishte Bektel dhe ajo fitoi rrugën e Kombit me një tendër ndërkombëtar ku morën pjesë 7 kompani. I them të mos inkurajojë prokurime direkte në këtë vend. Nëse jeni e interesuar për luftën kundër korrupsionit dhe rritjen e investimeve të huaja insistoni në tendera të hapura. Imun ndaj korrupsionit nuk është askush. Sot Shqipëria u ngjit edhe 6 shkalla për korrupsion. Këto janë rezultat i shkatërrimit të sistemit të drejtësisë. Reforma solli dy pasoja, ju e humbët të drejtën e një procesi gjyqësor dhe po ashtu ka mijëra dosje të kriminelëve që nuk hapen fare sepse nuk ka prokurorë. Është përgjysmuar numri i prokurorëve’, tha Berisha.

MË TEPËR

Aktualitet1 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore1 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix5 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix5 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Facebook