Radar
Dyfytyrësia e Erion Braçes/ Shantazhuesi që sulmon kur i preken interesat
Deputeti i PS-së Erion Braçe, ka dalë sot dhe ka akuzuar Presidentin Ilir Meta për shantazh kriminal ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Braçe, në një reagim të gjatë, flet gjërë e gjatë për krim, ndërkohë nga ana tjetër është po i njëjti, pra Braçe që me një gjuhë dhune ka sulmuar në vazhdimësi dhe sulmon Federatën e Shqiptare të Futbollit.
Gjuha e përdorur nga Braçe, në disa raste ka qenë nxitëse për dhunë dhe përplasje.
Braçe disa herë ka bërë thirrje që të çlirohet futbolli se është marrë peng, duke dhënë kështu mesazhin e qartë.
“Kaq duhej që të merrej peng futbolli e të shkatërrohej stadiumi, edhe një herë si shumë herë muajt e fundit. Nuk mjafton stadiumi, duhet futbolli i drejtë e i ndershëm”.
Është kjo një nga deklaratat shtanzhuese të Braçes kundrejt FSHF. Apo shantazh kriminal, Braçja quan rastet vetëm kur preken interesat e tij.
Sjellim një tjetër deklaratë e lëshuar nga Braçja në fillim të këtij viti, për të kuptuar më qartë dhe më pastër shantazhin kriminal që ai ka bërë ndaj FSHF-së.
“Ju thashë që është një farse. Futbolli i padrejtë i pabarabartë, në çdo aspekt është futbolli i Armand Dukës. Futbolli i rrugaçëve ëështë futbolli i Armand Dukës.
Urdhëroni. Ai që ndodhi në “Derbin e Shqipërisë”, është helmimi I tifozërisë shkodrane, është krim, jo thjesht shklje discipline në stadium.
Sot, ky krim nuk u ndëshkua nga FSHF. Pra, vec pabarazisë në financim e rregullat e tij, tani, Armand Duka po përdor pabarazinë edhe në kamxhik. Dhe nuk ka faj, po i bën hyzmetin karriges së përjetshme me futbollin e rrugaçëve”.
Është kjo deklarata e radhës shantazhuese ndaj FSHF-së, ku në mes rrjeshtash bëhet thirrje për dhunë dhe kryengritje ndaj FSHF-së, duke e përforcuar skandalin edhe me etiketimet që ai përdor.
Deklarata më e fundit shantazhuese nga Erion Braçes kundër FSHF ka qenë vetëm para pak ditësh, me 23 Janar, ku bënte thirrje që Armand Dukës të mos i jepej më mandati i gjashtë si kreu i këtij institucioni.
“A e kuptoni sa në borxh jeni me qytetarët tuaj për t’i shkuar pas futbollit te Armando Dukës?
Booooll! Ndaluni këtu! Nuk ka më para për futbollin e Armando Dukës. Ndaj ndahuni me Armando Dukën. Nuk kë më mandate për të”.
A nuk është kjo një deklaratë shantazhuese, në një kohë kur ka procedura dhe rregulla për të zgjedhur kreun e FSHF-së?
FSHF- ja një “Kushtetutë” të saj dhe sipas të njëjtës procedon. Por del e Erion Braçe me dy fytyra që hidhet në sulm kur i preket interesi, duke u kthyer një një shantazhues të mirëfilltë kriminal.
Asgjë më shumë s’ka bërë Meta se Braçe në këtë pikë./CNA.al