Lidhu me ne

Kryesore

Asnjë kryeministër të mos qëndrojë më shumë se dy mandate/ Po Luli pse duhet të qëndrojë tre në opozitë?

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Sot Lulzim Basha si gjithmonë tha perlën e tij të rradhës, shfaq hipokrizinë, talljen dhe neverinë që ka ndaj shqiptarëve. Kjo edhe në artikulimin që bëri me disa të rinj, kryesisht fëmijë dhe familjarë të atyre që e mbrojtën në seli, ditën që u ngujua në 8 janar.

Basha tha se asnjë kryeministër nuk duhet të qëndrojë në detyrë më shumë se dy mandate. Në fakt, Lulzim Basha e ka mandatine tretë si kryetar i opozitës. Në Europë ka kryeministra që qëndrojnë dy mandate, tre por edhe katër, kemi rastin e Merkel, kemi raste në Francë e Britani  Margaret Thatcher e kështu me rradhë.

Por opozita ka një qasje tjetër. Ai që humbet jep dorëheqjen.

Asnjë humbës nuk mund të qëndrojë më shumë se një, jo më shumë se dy apo tre mandate në krye të opozitës. Një humbës largohet. Kështu ndodh në Europë. Kryeministri mund të qëndrojë në detyrë dy, tre, katër mandate, sa shumë vota merr ai nga njerëzit, aq më shumë rri ai në detyrë.

Lulzim Basha kështu thjesht shpreh neverinë e tij ndaj shqiptarëve, të cilët nuk e kanë votuar kurrë për kryeministër dhe ai nga inati i tyre ka zgjedhur të qëndrojë kryetar i PD derisa ta bëjnë kryeministër, megjithëse duhet të kuptojë se s’ka për tu bërë kurrë i tillë.

Se sa më shumë të rrijë në krye të PD aq më shumë i zgjat jetën Edi Ramës dhe aq më shumë i rrit agoninë shqiptarëve, të cilët nuk e duan Lulzim Bashën, nuk e kanë votuar dhe nuk e kanë mbështetur kurrë dhe Lulzim Basha me forcë kërkon t’iu vijë në pushtet. Shqiptarët i thonë ik nga kryetar i opozitës, Luli  thotë të ikë kryeministri të mos rrijë më shumë se dy mandate. Unë do rri derisa të ikë kryeministri, do pres rradhën dhe do bëhem nesër, një ditë tjetër dhe unë kryeministër.

Në fakt, kjo është qesharake. Lulzim Basha edhe pse humbës kërkon të ikin fituesit, ky është mentaliteti i tij. Ai që fiton të largohet thotë Luli, ndërsa Luli që humbet të qëndrojë. Këtë mund ta dëgjojmë vetëm në partinë e Lulzim Bashës, nga Lulzim Basha  dhe ata që e ndjekin nga pas, kush i gënjyer, kush i paguar, kush nga zyrat e kunatit e bashkëpunëtorë të afërt të cilët po i përdorë edhe si mitingashë me pagesë për të mbushur sallat ku mblidhet dhe thotë këto qyfyre.

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix3 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix3 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar3 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix4 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix4 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix4 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix4 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix4 ditë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix4 ditë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Facebook