Lidhu me ne

Mix

Cigarja elektronike/ Kujdes ja si i shkatërron qelizat e gjakut

Cigaret elektronike duket se kohët e fundit janë kthyer në trend nga të gjithë të rinjtë. Përdorimi i tyre nuk merr parasysh rreziqet që mund tju shfaqen nga ky përdorim.

Shtesat kimike që përdoren në cigaret elektronike dhe në zëvendësues të tjerë të cigareve klasike mund të dëmtojnë qelizat e enëve të gjakut, sipas rezultateve të një studimi të publikuar në “Arteriosclerosis, Thrombosis and Vascular Biology”.

“Përdorimi i produkteve alternative në cigaret normale, duke përfshirë edhe cigaret elektronike, po rritet me shpejtësi. Shumëllojshmëria e produkteve të aromatizuara është me interes të madh për duhanpirësit dhe të rinjtë. Aromat e shtuara te këto produkte janë konsideruar të sigurta për gëlltitjen, por efektet në shëndetin kardiovaskular janë të panjohura”, thotë Jessica Fetterman (Universiteti i Bostonit), autore kryesore e studimit.

Hulumtuesit kanë dashur të vlerësojnë se si nëntë aroma kimike, që janë ndër më të zakonshmet në cigaret elektronike mente, aroma e djegies, vanilja, kanella, karafili, gjalpë, luleshtrydhe, banane dhe eukaliptoli (aroma e freskët shpuese) mund të ndikojnë në funksionin e qelizave të enëve të gjakut.

Për këtë qëllim, u mblodhën qeliza aortale të nëntë jo duhanpirësve, gjashtë duhanpirësve të cigareve jo me mentol dhe gjashtë duhanpirësve të cigareve me mentol. Këto qeliza u inkubuan pastaj me përbërjet aromatizuese për 90 minuta, për të matur vdekjen e qelizave. Si rezultat, në krahasim me joduhanpirësit, të dyja grupet e duhanpirësve treguan një reduktim të prodhimit të oksidit nitrik kur stimuloheshin me substanca kimike. Kur qelizat e joduhanpirësve iu ekspozuan aromës së mentolit ose karafilit, u vërejt një reduktim i ngjashëm në prodhimin e oksidit nitrik.

Në nivele shumë të larta, të gjitha aromat kanë shkaktuar vdekjen e qelizave endoteliale, por kjo dukuri ka ndodhur edhe në nivele më të ulëta për aromat e kanellës, karafilit, luleshtrydhes, bananes dhe eukaliptit. Aromat e vaniljes dhe karafilit kanë shkaktuar stres oksidativ në qelizat endoteliale. Mentoli, vanilja, kanella dhe aroma e djegies kanë rritur interleukinën-6 dhe kanë reduktuar oksidin nitrik. Kur u nxehën, aromat e vaniljes dhe karafilit ndryshuan prodhimin e oksidit nitrik, ndërkohë që kjo nuk ndodhi me mentolin.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook