Mix
Çfarë duhet të bëjmë për një lëkurë të bukur?!
Lëkura e bukur dhe larg njollave është dëshira e gjithsecilit. Para se të shkoni në shtrat, është shumë e rëndësishme koha që ju i kushtoni kujdesit për lëkurën tuaj.
A ju ka ndodhur që ta pastroni grimin para gjumit, ndërsa përsëri në mëngjes të zgjoheni me shenja në pjesën e përfundme të syve tuaj?
Shumë shpesh mund të ndodh, sidomos kur keni përdorur llojin e grimit që qëndron 24 orë , nuk është e lehtë që ta largoni atë. Kështu që në mënyrë që të largoni gjithë gjurmët e grimit, duhet që të pastroni dy herë fytyrën tuaj.
Fillimisht përdorni pastrues me bazë të vajit, pastaj butësisht pastroni fytyrën me pastrues pa bazë sapuni për ta pastruar fytyrën nga mbetjet e fundit të grimit.